Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha në Cerrik: Vëllezër dhe motra, ejani dhe ju me ne
English

Basha në Cerrik: Vëllezër dhe motra, ejani dhe ju me ne

Elbasan, 23 qershor, NOA - Ka qenë një pritje madhështore ajo që banorët e Cerrikut i kanë rezervuar Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit.

 Në këtë takim si dhe në funksionin e tij si ministër i jashtëm, Basha ka përsëritur premtimin për banorët e Cërrikut dhe gjithë Shqipërisë që, në 6-mujorin e parë të vitit 2010, shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen.

 Cerriku, u shpreh ministri Basha nuk mund të trajtohet më si pronë e askujt, siç kanë bërë socialistët në 8 vjet, duke e lënë atë në varfëri dhe mjerim. Cerriku është pjesë e ndryshimit të gjithë Shqipërisë të cilin e mundësoi Partia Demokratike dhe për këtë arsye ka ftuar edhe socialistet t'i bashkohen projektit europian të Partisë Demokratike.

Në vazhdim Basha ju drejtua dhe gjithë elektoratit të majtë me fjalët" Vëllezër dhe motra, ejani dhe ju me ne. Shqipëria Europiane është projekti i të gjithëve ne.

 Ejani dhe ju, votoni numrin 10. Është projekti europian, është ëndrra e çdo shqiptari."    Â

Ministri Basha ka ftuar banorët e Cerrikut që më 28 qershor të votojnë Partinë Demokratike, pasi në këtë mënyrë ata do të vendosin për vazhdimin e ndryshimit të Shqipërisë dhe anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

el/NOA

Â

KOMENTE