Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha inspekton TEC-in në Vlorë: Nuk do i kthejmë kurrë ndërprerjet e energjisë elektrike
English

Berisha inspekton TEC-in në Vlorë: Nuk do i kthejmë kurrë ndërprerjet e energjisë elektrike

Vlorë, 23 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Vlorë, ku mori pjesë në inspektimin e TEC-it të Vlorës, si dhe në provën e parë të vënies në punë të aparaturave të këtij TEC-i.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Berisha falënderoi kompaninë "Tecnimont", e cila ka realizuar ndërtimin e TEC, si dhe BB, BERZH dhe BEI, për këtë investimin në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë.

"TEC është një dëshmi e përpjekjeve të qeverisë, jo vetëm për të mos i kthyer më kurrë, ndërprerjet e energjisë elektrike në vend, por për tu bërë një vend eksportues i energjisë. Kjo përbën gjithashtu një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm të shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të distancës së burimeve të tjera që janë të vendosura kryesisht në veri, si dhe në rrjetin ekzistues garanton parametrat më të mira të furnizimit me energji të zonës më turistike të vendit" tha Berisha.

Sipas kryeministrit, ndërtimi i këtij TEC është vetëm hapi i parë i madh në drejtim të ndërtimit të TEC-ve të tjera.

Kryeministri garantoi se, në sajë të teknologjisë më moderne, TEC-i i Vlorës ruan dhe respekton maksimalisht mjedisin.

k.k/NOA

KOMENTE