Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme dorëzon listat, 256 794 persona s'do votojnë se nuk kanë mjete identifikimi
English

Ministria e Brendshme dorëzon listat, 256 794 persona s'do votojnë se nuk kanë mjete identifikimi

Tiranë, 23 qershor, NOA - 256 794 persona nuk do të mundin të votojnë dot ditën e 28 qershorit, pasi ata nuk disponojnë asnjë mjet identifikimi, as karta identiteti dhe as pasaporta.

Një fakt i tillë rezulton sipas të dhënave që publikoi zyrtarisht sot ministria e Brendshme pas aktit të dorëzimit të listave të zgjedhësve partive politike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ministria e Brendshme nga ana e saj, ka dorëzuar edhe listën e të gjithë personave që që kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike, të cilët sipas saj kapin shifrën e 1.446.000 personave.

Ndërkaq, ajo u ka drejtuar thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar, por nuk e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik ta bëjnë këtë deri ditën e 28 qershorit, pasi ekziston mundësia për ta bërë këtë edhe deri ditën e zgjedhjeve.

"Dërgojmë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tek partitë politike të interesuara listën emërore të zgjedhësve që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, të atyre që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik e të atyre pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme mbi një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE