Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli sërish në Shkodër: Në mandatin e dytë do të rrisim sërish rrogat e mjekëve
English

Topalli sërish në Shkodër: Në mandatin e dytë do të rrisim sërish rrogat e mjekëve

Shkodër, 23 qershor NOA - Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka qenë sot sërish në qarkun e Shkodrës.

Në takimin me banorët, Jozefina Topalli tha se gjatë mandatit të dytë do të pesëfishohen subvencionimet në projektet e zhvillimit të bujqësisë, dhe pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit.

Do të shumëfishohen investimet në bujqësi e blektori, shkolla, qendra shëndetësore, sisteme moderne të vaditjes.

Ditën e sotme Topalli ka qenë në kompleksin e fasonerisë ku janë të punësuara rreth 1 mijë punëtore dhe përuroi një prej fabrikave të reja.

"Mandati i dytë, do të jetë mandati i revolucionit industrial dhe i punësimit. Katër vitet e ardhshme më shumë do të bëhet për të lehtësuar procedurat hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar rritjen e punësimit" tha Topalli.

Më tej Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një takim me infermiere dhe doktorë të sistemit shëndetësor në Shkodër.

"Unë ndihem mirë, për faktin që infermierëve u është dyfishuar rroga, po ashtu edhe mjekëve. Jam tërësisht e ndërgjegjshme se kjo rritje duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë në mandatin tonë të dytë, " tha Kryetarja Topalli.

Ajo theksoi se reforma në shëndetësi është reforma më e vështirë, më e shtrenjtë në të cilën shumë herë shumë qeveri dështojnë.

Gjatë katër viteve të kaluara buxheti për shëndetësinë është dyfishuar nga 62 miliardë lekë në 137 miliardë lekë. k.k/NOA

KOMENTE