Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenton për vdekje një këmbësore, prangoset 36-vjeçari
English

Aksidenton për vdekje një këmbësore, prangoset 36-vjeçari

Kavajë, 24 qershor NOA - Aksidenton për vdekje një këmbësore, arrestohet nga policia 36-vjeçari.

Ngjarja ndodhi dje, kur Mirand Bisku, 36-vjeç, lindur në Ballej, komuna Gosë dhe banues në Durrës, ka qenë duke qarkulluar në superstradën Kavajë- Rrogozhinë, me automjetin kamionçinë tip "Iveco", me targa CP 467 YP, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje një këmbësore, rreth moshës 45 - 50 vjeçe i e cila ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ndërsa pas kryerjes së të gjitha veprimet proçeduriale policia çoi në qeli 36-vjeçarin, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë që trupi i pa jetë i gruas i transportua në morgun e spitalit në pritje të identifikimit.

k.k/NOA

KOMENTE