Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Kavajë: Në këtë shesh flaka e lirisë s'u shua kurrë prandaj do fitojmë
English

Berisha në Kavajë: "Në këtë shesh flaka e lirisë s'u shua kurrë prandaj do fitojmë"

Kavajë, 24 qershor, NOA - "Këtu në këtë shesh, flaka e lirisë nuk u shua kurrë, ndaj dhe ne shkojmë në 28 qershor drejt fitores më të madhe në historinë tonë". Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë takimit elektoral që zhvilloi qytetin e Kavajës, ku premtoi se në 4 vitet e ardhshme se atij do t'i jepet një zhvillim i fuqishëm turistik.

Gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Berisha garantoi se ashtu siç u shndërrua në realitet ëndrra euro-atlantiste e shqiptarëve, ashtu do të shndërrohet në realitet edhe ëndrra evropiane e tyre. Në katër vitet në vijim, kryeministri premtoi se "do të krijohen 160 mijë vende të reja pune, si dhe do të rriten rrogat dhe pensionet më shumë se ato të 6 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. "Në 4 vite, në Kavajë dhe në mbarë Shqipërinë, do të kemi rrugë të reja moderne dhe ujë 24 orë të garantuar", tha ai.

Më pas, ai siguroi edhe "fermerët e mbarë Shqipërisë për barazim të pensioneve me ato të qytetit, subvencionin e naftës dhe imputeve për sipërfaqe të mbjellë, si dhe mbështetje për të gjitha projektet e tyre".

n.e/NOA

Â

KOMENTE