Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Skrapar: Do të bëjmë që rakia juaj të tejkalojë të gjitha pijet e forta
English

Berisha në Skrapar: Do të bëjmë që rakia juaj të tejkalojë të gjitha pijet e forta

Skrapar, 24 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Skrapar, ku u takua me banorë të kësaj zone dhe premtoi se në mandatin e dytë qeveria do të financojë për fermerët e Skraparit, impiantet më moderne për përpunimin e prodhimeve të tyre.

Duke folur në miting, Berisha u shpreh se Skrapari turistik, Tomorri turistik është një perspektivë e madhe, duke shtuar se "po kaq e madhe është perspektiva e traditës suaj të shkëlqyer të vreshtarisë dhe rakisë më të mirë në Shqipëri".

Kryeministri premtoi se "së bashku do të bëjmë që rakia juaj të tejkalojë të gjitha pijet e forta" dhe shtoi: "Të mirat tona, le t'i ndajmë me të gjitha boten, ndaj unë ju garantoj edhe njëherë të gjithë fermerëve të Skraparit se do të subvencionojmë çdo rrënjë hardhi apo vresht që ata do të mbjellin në tokat e tyre".

Berisha i tha banorëve se "nuk do të keni as edhe një kufizim, mbillni sa më shumë , qeveria do t'u financojë ju. Qeveria do t'u japë kredi për të ngritur impiantet më moderne për prodhimet tuaja të mrekullueshme".

Më tej kryeministri ka folur edhe një herë për baba Tomorin: "Unë ju garantoj se me votën tuaj do të votoni për... Skraparin turistik, do të votojnë që baba Tomori të flasë në mbarë botën, për bukuritë dhe madhështinë e tij...".

g.s/NOA

KOMENTE