Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Veliaj: Emigrantët kthehen në Shqipëri për të votuar ndryshimin
English

G99, Veliaj: Emigrantët kthehen në Shqipëri për të votuar ndryshimin

Lushnje, 24 qershor NOA - Gjatë një takimi në qytetin e Lushnjes, kreu i G99, Erion Veliaj ka folur për numrin e madh të emigrantëve që kanë mbërritur ditët e fundit në vend për të votuar.

"Vetëm sot kanë ardhur mijëra emigrantë, sepse duan që Shqipëria të ndryshojë.

Të tjerë kanë ardhur përmes aeroportit të Rinasit, nga Anglia, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Danimarka, nga Franca, nga Gjermania, etj, sepse të gjithë duan që Shqipëria të ndryshojë. Por nëse ata që jetojnë jashtë mendojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë, 10 fish më shumë duhet të mendojmë ne që jetojmë këtu për ta ndryshuar këtë vend" tha Veliaj.

Gjatë takimit përmbyllës në qytetin e Fierit, Veliaj shpjegoi se duke votuar për G99, njerëzit votojnë njëkohësisht për dy oferta, "e para për t'i dhënë fund tranzicionit dhe e dyta për të mundësuar ardhjen e të rinjve në krye të vendit".

k.k/NOA

KOMENTE