English

Klubi i Realit pret 25 mijë tifozë dhe 500 gazetarë në prezantimin e Ronaldos

Madrid, 24 qershor, NOA - Mbi 25 mijë tifozë dhe të paktën 500 gazetë do të jenë të pranishëm ditën kur do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos te klubi sportiv i Real Madrid.

Një lajm i tillë bëhet i ditur nga drejtues të këtij klubi, të cilët janë duke përgatitur ceremoninë e madhe festive, e cila do të zhvillohet në stadiumin Los Blancos.

Në fakt, ende nuk dihet dita e saktë se kur do të mbërrijë në Spanjë lojtari më të mirë në botë për vitin 2008, pasi ende nuk është kompletuar transferimi zyrtar i portugezit, por thuhet se shumë shpejt Ronaldo do të shkelë në Santiago Bernabeu.

"Shtëpia e Bardhë" tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, me ç'rast pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari. Rekordin aktual të Realit për numrin e tifozëve të pranishëm në prezantimin e ndonjë lojtari e mban Robinho, kur për të ishin grumbulluar 11.000 tifozë, ndërkohë rekordin për numrin e gazetarëve të pranishëm e mban Zinedine Zidane, pasi që gjatë prezantimit të tij ishin të akredituar 400 gazetarë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE