Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK, Ndokaj: Jam i ndershëm, ka kandidatë për deputetë, ministra me probleme të me ligjin
English

PDK, Ndokaj: Jam i ndershëm, ka kandidatë për deputetë, ministra me probleme të me ligjin

Tiranë, 24 qershor NOA - Deputeti i PDK Jak Ndokaj e ka vlerësuar shpifje të ulët raportin e shoqatës "Mjaft" dhe ish-Presidentit Alfred Moisiu në lidhje me deputetët e padëshiruar.

Ndokaj ka shprehur keqardhje për pozitën në të cilën ka rënë ish-Presidenti.

"Kemi disa OJF të kryesuara në këtë nismë nga ish-presidenti Alfred Moisiu që nxjerrin një listë me deputetët që sipas tyre janë problematikë. Paraprakisht më lejoni të them se bëhet fjalë për një dokument që ata e kanë paraqitur në formën e një raporti. Në këto kushte është e padiskutueshme dhe e domosdoshme që zotërinjtë që kanë shpallur raportin duhet të na ofrojnë edhe metodologjinë e vlerësimit, duhet të na tregojnë se cilët kanë qenë parametrat që disa deputetë si ne që u shpallëm në "listën e zezë" nuk i plotësonim dhe që deputetët e tjerë apo kandidatët e tjerë i plotësuan"- tha Ndokaj.

Sipas tij  OJF-të në fjalë kanë shpallur një tip formulari, i cili kishte si parametër, kartelën penale të kandidatit, raportet e kandidatit me institucionet e drejtësisë, aktivitetin e tij politik e social apo dhe nivelin e arsimimit.

"Deri më tani unë vetëm këto kritere kam parë dhe më duken jashtëzakonisht kurajozë zotërinjtë që kanë hartuar raportin, sepse rekordet dhe të dhënat e mia janë të aksesueshme lehtësisht, e nuk ka kurrëfarë diskutimi që unë nuk ngelem pas në plotësimin e të gjitha këtyre kritereve të shpallura" theksoi Ndokaj.

Nisur nga padia që disa kandidatë të tjerë kanë bërë në drejtim të ish-presidentit Moisiu, pas publikimit të "Formularit të vlerësimit", Ndokaj theksoi se ai personalisht e përjashtonte kategorikisht një gjë të tillë.

Ai theksoi se angazhimi i tij do te jete maksimal në jetën politike pa kthyer kokën mënjanë ndaj cilitdo raporti që nuk ka lidhje me të vërtetën.

"Do ju ftoja të bënit vetëm një pyetje me veten tuaj: Sot, kandidatë për deputetë janë disa, ministra ish ministra, dhe ish deputetë që kanë probleme të çertifikuara publikisht me ligjin. Si ka mundësi që nuk gjenden në raport këto rekorde? Për mua kaq do të mjaftonte për të kuptuar se çfarë është në të vërtetë ai raport", përfundoi deklarimin e tij Jak Ndokaj.

k.k/NOA

KOMENTE