Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosja e Agim Çekut, prokurorët bullgarë duan 3 ditë paraburgim
English

Prangosja e Agim Çekut, prokurorët bullgarë duan 3 ditë paraburgim

Sofje, 24 qershor, NOA, Update - Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, do të qëndrojë në paraburgim për 72 orë në Bullgari, përpara se Sofja zyrtare të vendosë për ekstradimin apo lirimin e tij.

Një fakt i tillë është komunikuar së fundmi për mediat pas aktit të ndalimit nga forcat e policisë së Bullgarisë të ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku.

Sipas kryeprokurorit bullgar, Boris Velchev, Sofja është në pritje të dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditësh do të vendosë lidhur me procedurat e ardhshme që do aplikojë ndaj të arrestuarit kosovar Agim Çeku.

Nga ana e saj, qeveria e Kosovës i ka kërkuar Interpolit dhe vendeve të tjera që të mos marrin parasysh kërkesat e Serbisë për arrestimin e Çekut apo liderëve të tjerë.

Çeku ishte i ftuar në Bullgari nga ish-ministri i Jashtëm Solomon Passy, i cili tha për median lokale se ish-kryeministri Çeku ishte angazhuar në një iniciativë që synon të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, sipas të dhënave zyrtare bullgare "është arrestuar të martën në Geshevo, kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të Interpolit".

Sipas zëdhënëses Diana Yankulova ai rezulton i i kërkuar për krime të luftës dhe arrestimi i tij është bërë pikërisht në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002 ndaj tij. Para pak muajsh, Agim Çeku në bazë të fletë-arresteve serbe u arrestua edhe në Kolumbi, ku edhe iu ndalua hyrja për 10 vite.

n.e/NOA

KOMENTE