English

Raporti, bankat në Shqipëri po mbajnë interesa abuzivisht të larta për kreditë

Tiranë, 24 qershor NOA - Bankat private (të nivelit të dytë) në Shqipëri, janë duke abuzuar fort me interesat që u mbajnë si "haraç" qytetarëve që aplikojnë për kredi, edhe pse në tregun ndërkombëtar, situata është krejt më e ndryshme.

Këtë konstatim e ka nxjerrë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i cili sot, mori në shqyrtim Raportin Mujor të Politikës Monetare dhe vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.75 për qind.

BSH evidenton faktin se rënia e normave të interesit në tregun ndërkombëtar nuk ka çuar në uljen e interesave të kredisë në valutë në tregun e brendshëm.

Edhe gjatë muajit maj ecuria e lekut ka vijuar thellimin e tendencës nënçmuese, ndërkohë që ecuria e tij në muajin qershor paraqet një sjellje mbiçmuese, kryesisht nën efektin e faktorëve sezonalë, - thuhet në Raportin e BSH.

BSH konstaton sakaq, se "në përgjigje të zhvillimeve të ekonomisë reale dhe të ecurisë së tregut financiar, kredia për ekonominë ka vijuar të ngadalësohet më tej në muajin prill".

Norma vjetore e rritjes së saj (e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit), shënoi vlerën 21 për qind në muajin prill kundrejt vlerës 25 për qind të shënuar në muajin mars. Shtrëngimi i kushteve të përgjithshme të kredidhënies është ndjerë më tepër në plotësimin e kërkesës për huamarrje në valutë.

Në muajin prill, pesha e kredisë në lekë ndaj totalit të kredisë u rrit në 31 për qind, nga 28 për qind në fund të vitit 2008.

Normat afatgjata të interesit kanë shënuar një rritje të mëtejshme, duke reflektuar si ç'balancimin e kërkesës dhe ofertës për fonde në këto maturitete, ashtu edhe rritjen e primeve perceptuar të rrezikut nga ana e ofruesve të fondeve.

Këto zhvillime janë pasqyruar edhe në rritjen e normave të interesit të kredive në lekë, të cilat ndjekin nga afër ecurinë e normave të interesit të letrave afatgjata të borxhit të qeverisë.

Mbështetur në tablonë aktuale të zhvillimeve të ekonomisë reale, në inflacion si dhe në zhvillimet në tregjet financiare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

mori vendimin "Për ruajtjen e pandryshuar në nivelin 5.75 për qind, të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me afat maturimi një javor".

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykon se ky vendim do të shërbejë për të ruajtur qëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në vend, si dhe siguron kontrollin afatgjatë të presioneve inflacioniste brenda intervalit objektiv të Bankës së Shqipërisë.

a.k/NOA

Â

Â

KOMENTE