English

Skulptorët e botës mblidhen në Korçë, në Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës

Korçë, 24 qershor, NOA - Në qytetin e Korçës pritet që të zhvillohet së shpejti edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës.

Ky është një aktivitet në të cilin marrin pjesë artistë dhe figura të njohura të artit të skulpturës  nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Aktiviteti në fjalë parashikohet të mbahet në datat 5-26 korrik dhe bëhet e ditur se Bashkia e Korçës ka vendosur që ta zhvillojë sërish këtë aktivitet, pas suksesit që shënoi vitin e kaluar me edicionin e parë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës.

Bëhet e ditur se në ecidionin e dytë të këtij aktiviteti do të marrin pjesë skulptorë nga Japonia, Gjermania, Italia, Egjipti, Zelanda e Re dhe Shqipëria.Â

Vitin e kaluar,  krijimet e 6 skulptorëve të Simpozoiumit, u vendosën në mjediset e gjelbëruara të parkut " Rinia" të qytetit të Korçës dhe njëri prej tyre para qendrës kulturore "Vangjush Mio".

KOMENTE