English

Tetë persona në hetim, paraqitën dokumente false si punëtorë në miniera për të marrë pension

Tiranë, 24 qershor NOA - Puna në minierë, duket se është shfrytëzuar nga shumë persona të cilët përfitojnë për të marrë pension duke vënë në dispozicion dokumente false me anë të cilave deklarojnë se kanë punuar në minierë.

Vetëm dje seksioni Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë shtatë persona pasi janë denoncuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

Burime nga policia thanë se nga denoncimet e kryera dyshohet se tetë personat kanë konsumuar veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Fallsifikimit të dokumentave".

Policia bëri të ditur se V.M, 59-vjeç, V.R, 54-vjeç, Z.K, 64-vjeç, M.B, 54-vjeç, Q.H, 62-vjeç, M.H, 51-vjeç, dhe N.L, 62-vjeç, pasi ndaj tyre është deponuar kallëzim nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, sepse kanë përfituar pension pleqërie në minierë, duke vendosur në përdorim dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë që antikrimi ekonomik-financiar ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë edhe 37-vjeçarin P.B, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas, i cili ka deklaruar se ai e ka mashtruar një vit më parë, duke i marrë një shumë prej 8 000 euro dhe nuk i'a ka kthyer. k.k/NOA

KOMENTE