Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i Agim Çekut në Bullgari, Serbia u kërkon autoriteteve ekstradimin e tij
English

Arrestimi i Agim Çekut në Bullgari, Serbia u kërkon autoriteteve ekstradimin e tij

Sofje, 25 qershor, NOA - Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Partisë Social demokrate, Agim Çeku po mbahet në paraburgim nga autoritetet bullgare.

Ai u arrestua të martën në mbrëmje në vendkalimin ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, ndërsa po udhëtonte për një vizitë zyrtare në Sofje.

Organet e drejtësisë në Bullgari pritet që brenda 72 orësh të vendosin për lirimin apo ekstradimin e Çekut.

Zëdhënësi i Partisë Social Demokrate, Gëzim Kasapolli tha se të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare si dhe ambasadat në Prishtinë po angazhohen për lirimin sa më të shpejtë të ish kryeministrit të Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se z.Çeku do të lirohet gjatë ditës së enjte.

"Pritet vendimi i Gjykatës për vazhdimin ose mosvazhdimin e mbajtjes në arrest të zotit Çeku. Ne kemi marrë informacionet që ky vendim do të merret së shpejti dhe në qoftë se ndodh që z.Çeku t'i vazhdohet paraburgimi, atëherë do t'i vazhdohet për 72 orë në pritje të paraqitjes së tij para gjykatës. Megjithatë ne kemi marrë edhe konfirmim nga autoritetet bullgare që kjo çështje do të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur dhe ne presim që z.Çeku të kthehet nesër në Kosovë", tha zëdhënësi i partisë së tij, asaj Social Demokrate, Gëzim Kasapolli.

Kjo nuk është hera e parë që Agim Çeku arrestohet në bazë të fletë-arresteve të Interpolit serb.

Pak kohë më parë ai ishte ndalur në Kolumbi, prej nga ishte dëbuar dhe i ishte ndaluar hyrja në këtë shtet për 10 vjet.

Reagimi serb

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Snezhana Malloviç ka deklaruar për mediat serbe se i ka drejtuar kërkesë qeverisë bullgare për ekstradimin e Agim Çekut dhe ka shfaqur shpresën se autoritetet bullgare në afatin sa më të shkurtër do t'i përgjigjen pozitivisht kërkesës.

Ministria e Drejtësisë po kërkon dorëzimin e Çekut "me qëllim të zhvillimit të procedurës që kundër tij është inicuar në Gjykatën e Qarkut në Nish për shkak të veprës penale gjenocit, vrasjen e 669 serbëve dhe 18 joshqiptarëve të tjerë, në vitin 1999 në Kosovë".

Malloviçka saktësuar se procedura për dorëzomin mund të zbatohet sipas Konventës Evropiane mbi ekstradimin, edhe pse Serbia dhe Bullgaria e kanë kontratën mbi ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale nga viti 1960.

Pas lajmit për arrestimin e Çekut, edhe ministri serb i policisë Ivica Daçiç hënë se autoritetet e Beogradit duhet të kërkojnë nga zyrtarët e Bullgarisë ekstradimin e Çekut organeve serbe të hetuesisë.

NOA-INA

KOMENTE