English

Berisha në Elbasan: Fitorja po ecën me shpejtësi të paparë drejt datës 28 qershor

Elbasan, 25 qershor, NOA - "Fitorja po ecën me shpejtësi, me madhështi të paparë drejt datës 28". Kështu iu është drejtuar banorëve të qytetit të Elbasanit gjatë një takimi elektoral, kryeministri Berisha.

"Më 28 qershor, të ftojmë së bashku, të gjithë qytetarët e Elbasanit, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të bashkohemi, të bashkohemi me njëri-tjetrin, së bashku të votojmë për ëndrrën europiane si projekti më i bukur për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Të bashkohemi në projektin e Elbasanit europian, të Shqipërisë evropiane", ka thënë më pas ai.

Kryeministri ndër të tjera ka përmendur listën e premtimeve të tij për qytetin e Fierzës.

"Nga Elbasani, dua t'ju premtoj qindra e mijërave qytetarëve shqiptarë që presin me padurim legalizimin e shtëpive të tyre, legalizimi është vepra jonë, është premtimi ynë, është fjala jonë e dhënë. Unë ju garantoj ju se kjo qeveri ka përgatitur çdo gjë dhe po legalizon jo më pak se 5 mijë banesa çdo javë. Ju bëj thirrje hidhuni të gjithë në tregun e letrave me vlerë. Fjala ime e nderit është se 80 përqind të vlerës tërësore të legalizimit do ta paguani me letra me vlerë", përmendi ai një nga premtimet e tij, atë të legalizimit, i cili është një problem i mprehtë për qytetin e Elbasanit.

KOMENTE