Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Farkë, merr peticion nga 200 familje që kërkojnë shkëputjen Bashkia e Tiranës
English

Berisha në Farkë, merr peticion nga 200 familje që kërkojnë shkëputjen Bashkia e Tiranës

Farkë, 25 qershor NOA - Në vijën ndarëse mes bashkisë së Tiranës dhe komunës së Farkës, rreth 200 familje kërkojnë shkëputjen nga administrimi i bashkisë dhe bashkimin me Farkën.

Këtë fakt e ka bërë të ditur sot Partia Demokratike e cila deklaroi se familjet i paraqitën një peticion kryeministrit Berisha, ku ankuan për mungesën e shërbimeve minimale nga bashkia e Tiranës.

"Bashkia na ka lënë në mjerim, nuk kemi asnjë shërbim. Edhe pse taksat i paguajmë për bashkinë, askush nuk ka ardhur prej 10 vitesh këtu. Prandaj duam të shkëputemi nga Tirana", tha njëri prej banorëve gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Berisha.

"Unë nuk do t'ju këshilloja shkëputjen, por ju garantoj se shumë shpejt qeveria do t'i japë një fond të veçantë kryetarit të minibashkisë, zotit Bodinaku për urbanizimin e lagjes tuaj", u tha banorëve Berisha.

"Po të jetë për kryetarin e bashkisë, ai ka lindur në bllok dhe mendjen e ka vetëm në bllok. Por 28 qershori është shumë afër dhe mesa duket po i rreshkët edhe karrigia e bashkisë", shtoi kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE