English

Lajthitja kundër pavarësisë së komunave shqiptare, letër e hapur nga Nju Jorku

Nju Jork, 25 qershor NOA - Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, ka dalë sot me reagim kombëtar përmes një letre të hapur, ku dënon deklaratat e ditëve të fundit, të kryetarit të Partisë Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) në Mal të Zi, Ferhat Dinosha.

Në letër, Dinosha kritikohet për lajthitjet në media, kur ka pretenduar se qyteti i Tuzit, i cili është qendra e Malësisë, nuk i plotëson akoma kushtet për të qenë Komunë e Pavarur, ashtu si të gjitha qytetet e tjera malazeze, qe ndodhen brenda këtij shteti.

Më poshtë agjencia NOA publikon letrën e plotë, duke qenë e hapur për reagim të mundshëm të z.Dinosha.

Letër e hapur

Drejtuar Kryetarit te Partisë Unionit Demokratik Shqiptar(UDSH) ne Mal te Zi, Zotit Ferhat Dinosha

Ne gazeten sllave-cerrnogorase me emrin "Pobjeda" te dates 20 qershor 2009, eshte botuar nje interviste e juaja dhene ketij organi shtypi, ku nder te tjera thuhet se, qyteti i Tuzit, i cili eshte qendra e Malësisë, nuk i plotëson akoma kushtet per te qene Komune e Pavarur, ashtu si te gjitha qytetet e tjera malazeze, qe ndodhen brenda ketij shteti. Ne nuk mund ta besojme ende kur nje veprim te till, ne se këto shprehje jane te tuajat dhe te verteta, apo kemi te bëjmë me një trillim e intrige te sajuar me kujdes nga kjo fletushke e helmatisur dhe antishqiptare. Ky problem kaq i mprehte qe ngrihet ne adresën tuaj e qe ju ngarkon me përgjegjësi teper te rende, do te ishte mire qe te sqarohej prej jush si i intervistuar, pasi ai u obligone qe te prononcoheni sa me shpejte qe te jete e mundur, mbi te verteten rreth tij. Duke e lexuar me vëmendje këtë intervistë na lind e drejta te mendojme, por edhe te themi hapur pikëpamjen tone se ju z. Ferhat Dinosha, keni qene dhe jeni kunder Statusit te qytetit te Tuzit, per te qene Komune e Pavarur. Gjykimi yne i nje forme te till nuk eshte aspak denigrues dhe dashakeq, por mjaft realist dhe objektiv, pasi ai bazohet jo vetem ne kete deklarim te kesaj interviste , por edhe ne faktin e pamohueshem se ishin deshirat dhe firma e juaj para kater vjetesh, ato qe e lane kete qytet shqiptar te Heroit tone Kombetar Dede Gjon Luli ne nje pozite te till diskriminuese e robëruese. E verteta eshte se qyteti i Tuzit jo vetem qe i plotesone te gjitha kriteret dhe parametrat per te qene i pavarur si Butva, Nikshiqi, Cetinja, Podgorica, Beogradi, por edhe si Londra, Parisi, Berlini, Neë York-u e Ëashington-i e megjithate Ai nuk mund te jete i till sepse nuk duan dhe nuk e lejojne okupatoret kriminel serbo-malazez, qe denojne, burgosin e vrasin per çdo dite bashkëkombësit tanë, se bashku me disa spiun shqipfoles qe tashme jane rreshtuar dhe e kane bere veten e tyre anetar te klubeve dhe ishe bandave antishqiptare e fundamentalistë të Esat Pash Toptanit, Haxhi Qamilit, Rrahman Morines, e tj, te cilet po punojne me perkushtim dhe po i shërbejnë me zell sllavizmit per ta sabotuar e shkatërruar popullin tone nga brenda.

Mendimi juaj z.Ferat, i cili përputhet gjithmonë plotësisht edhe me dëshirat dhe pasionet shoviniste te Cetinjes, se gjoja qyteti i Tuzi nuk i paska akoma kriteret, per te qene i pavarur, i barabarte, i lire dhe demokratik si qytetet e tjera malazeze, jo vetem qe nuk eshte i drejte e pro kombetar, por edhe diskriminues e me ngjyra kriminale e antishqiptare. Por edhe ne qoftë se Tuzit i mungojnë disa nga këto kritere, qe i përcaktojnë sipas dëshirës se tyre, një farë Mugoshe me Gjukanovicin dhe Vujanovicin e Podgorices, a mund te na tregoni ju z. Ferhat se kush e ka fajin, kush e ka mbajtur, pse e kane lene Tuzin ne kete gjendje te till kaq te mjere tash 50 vjet dhe çfarë keni bere ju si Minister formal e kukull i disa qeverive antishqiptare malazeze per ta zhvilluar ate?

 Pamvarsisht se c'far mund te thoni, komentoni e mashtroni Ju per hire te interesave tuaja, pergjigja eshte e qarte dhe e ditur nga te gjithe ne, se Tuzin, Ulqinin, Tivarin, Plaven, Gucine, Rozhajen, Presheven, Medvegjen, Bujanovcin dhe te gjitha trojet e tjera shqiptare i kane lene qellimisht ne prapambetje te thelle e te plote pushtetaret malazezo-serbo-maqedonas, per te larguar prej andej shqiptaret dhe per ti sllavizuar ato qytete perfundimisht, ashtu sic bene me Nishin, Podgoricen, Manastirin, Shkupin e tj, qe tani me ane te dhunes, burgut dhe plumbit, keto treva shqiptare flasin vetem sllavisht.

 Ka ardhur koha qe Ju Zoti Ferhat, si dhe disa te tjere qe bashkeqeverisin e drejtojne me qeverite sllave ne Serbi e Maqedoni duke diskriminuar bashkëkombësit tanë, ti jepni fund nje veprimtarie te till, sepse "enough is enough" dhe duhet te rrëfeheni, faleni, peruleni dhe betoheni vetem para popullit, kombit tuaj shqiptar prej tete milionesh ne Ballkan, flamurit Kuq e Zi dhe Tempullit tone te Shenjte te Shqiptarizmes dhe jo neper kolltuqet e ofiset e okupatoreve malazez, ku thuren plane kriminale, masakra e tragjedi kunder nesh.

 Te gjithe ne e kemi te qarte dhe e dime shume mire, se nje dite te afert e ndoshta shume shpejte para se montenegrua i eger uralas te zbutet nga Perndimi, per tu future ne Bashkimin Europian, diktatura e Podgorices jo vetem qe do te marre fund nje here e pergjithmone dhe largohet e turperuar e me bishte neper shale, ashtu si te tjerat, duke e lene popullin tone te lire dhe ne paqe e miqesi me kombin malazez, por edhe do te japi llogari per te gjitha krimet e kryera ndaj shqiptareve se bashku me sherbetoret dhe kolaboricionistet e saj qe jane nga rradhet e gjakut tone te prishur, te cilet e kane shitur veten e tyre te klanet cerrnogorase dhe po i sherbejne me ndergjegje krimit.

 Ju Zoti Ferhat qe nuk perfaqsoni popullin shqiptar ne Mal te Zi, por vetem partine tuaj personale dhe nje grup shume te vogel njerzish te klanit tuaj, me veprime te tilla kaq te papergjegjeshme nuk do te mundeni kurr, qe te pengoni te drejtat e ligjshme, madhore e universal e te shqiptareve ne ate shtet, pavarësisht se ne cilën karrige te thyer jeni ulur e i sherbeni dhe me cilet lider te Shqiperise e Kosoves pini kafe apo bëni biznese.

 Nuk mund te mashtrohen me kurr nje popull i tere, inteligjenca dhe kombin yne ne kohen e sotme me teorizime bajate sllavo-cernogorase te vjeteruara qe u përkasin koheve te zeza te mbreterive te Knjazëve, Krajleve dhe diktatures komuniste te Titos, te cilet na pargjaken vazhdimisht dhe i aneksuan me dhune trojet tona, prandaj eshte mire, qe ta pastroni vete kete mjergull dhe tymnaje te zeze qe eshte grumbulluar dhe fluturone rreth jush dhe dhene shpjegime per te.

 Ne u bejme thirrje te gjithe bashkekombesve tane, intelektualeve, partive politike, shoqatave, organizatave ne Shqiperi e Kosove dhe Diaspores Shqiptare kudo neper bote, qe ta thone hapur dhe me me force e guxim fjalen e tyre dhe te punojme intensivisht, per ti dale te keqes perpara, me qellim per ta parandaluar kete tragjedi qe po luhet kunder vellezerve tane te pafajshem shqiptar, qe jetojne nen regjimin e dhunshem, kriminal e antishqiptar malazez.

Zoti e bekofte Malesine, Popullin dhe Kombin Shqiptar

Keshilli Drejtues:

Andy Apolloni

Paulo Traboini

New York

KOMENTE