Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nard Ndoka: Sali Berisha, ndali sulmet ndaj demokristianëve
English

Nard Ndoka: Sali Berisha, ndali sulmet ndaj demokristianëve

Laç, 25 qershor NOA - Nga Kurbini Kryetari Demokristian, Nard Ndoka, i bëri sot thirje Kryeministrit dhe Kryetarit të PD, Sali Berisha, "të ndalë sulmet dhe diversionet ndaj demokristianëve".

Ndoka i bëri apel keut demokrat "të reflektojë dhe të mos influencohet nga persona poshtë tij, të cilët po i sjellin probleme të mëdha vetë Partisë Demokratike, por dhe pluralizmit politik dhe të gjithë Shqiperisë".

Këtu, Ndoka akuzoi Berishën dhe eksponentët e tjerë në PD, se janë përgjegjës për problemet e të djathtës dhe dhe keqqeverisjen.

"Një kryeministër serioz, një doktor dhe një qytetar human kur vritet një kundërshtar politik i shpreh ngushëllime, Berisha nuk e bëri këtë sepse nuk është i tillë", - tha Ndoka.

Sipas tij, "është e turpshme dhe e patolerueshme që sot në vitin 2009, kohe kur ne jemi anëtarësuar në NATO, dhe aspirojmë të anëtarësohemi dhe në BE, te zhvillohen fushata te tilla agresive te mbushura me fyerje dhe shpifje, dhe t'u bëhet shantazh dhe terror njerezve me vendin e punës, apo heqjen e asistencave sociale.

e.l/NOA

KOMENTE