Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada Italiane vendos tarifa të reja për thirrjet telefonike për takime vizash
English

Ambasada Italiane vendos tarifa të reja për thirrjet telefonike për takime vizash

Tiranë, 26 qershor NOA - Tarifë e re e call center për të fiksuar takim pranë kancelarisë konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare të ambasadës në kryeqytet.

Ajo sqaroi se duke nisur nga dita e hënë, 29 qershor 2009, për takimet pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë (Zyra e Vizave, Zyra e Espulseve, Zyra e Shkollave, Zyra e Legalizimeve) do të vihet në punë edhe numri i telefonit: 0900 303 3000.

Ky numër i ri i linjës call center të ambasadës italiane në Shqipëri, do të kushtojë 75 lekë plus TVSH për minutë, për ata që telefonojnë nga numrat fiks.

Ky numër do t'i shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4000 e që kushton 100 lekë plus TVSH, sqaroi ambasada.

Ndërkohë, për takimet pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, do të vihet në punë edhe numri i telefonit: 0900 303 3001, me të njëjtin çmim. Ky numër do t'i shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4001 e që kushton 100 lekë plus TVSH.

Call Center, qe menaxhohet nga shoqëria Kristal Communication sh.p.k, funksionon nga e hëna deri te premte, për telefonatat nga Shqipëria, nga ora 8.00 deri ne ora 20.00, për takimet me Kancelarinë Konsullore të Tiranës dhe nga ora 15.00 deri ne orën 20.00 për takimet me Konsullatën e Përgjithshme në Vlorë.

Ambasada sqaroi sot, se "shuma që do të paguhet për këtë shërbim të call center i kalon e tëra shoqërisë private që administron këtë call center", sipas ambasadës, "për të mbuluar shpenzimet e veta".

e.l/NOA

Â

KOMENTE