Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha u bën apel qytetarëve të votojnë
English

Berisha u bën apel qytetarëve të votojnë

Tiranë, 26 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku u ka bërë apel qytetarëve të votojnë pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Gjithashtu në konference ai folur edhe për incidentin e ndodhur mes policisë dhe Partisë Socialiste në bulevardin "dëshmorët e Kombit" që sipas Berishës është një provokacion ordiner i Ramës.

"Meqenëse duhet të respektoj heshtjen elektorale, apelin tim për të gjithë qytetarët shqiptarë të të gjitha bindjeve, të të gjithë orientimeve për ditën e diel, dëshiroj ta bëj sot. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, me maturi dhe me qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi.

Zgjedhjet e 28 qershorit zhvillohen me infrastrukturën teknike më moderne që mund të ekzistojë kund. Ato zhvillohen me regjistër civil elektronik dixhital, listë votuesish dixhitale, letërnjoftime dixhitale, numërim dixhital para kamerave. Pra, është bërë një përgatitje e jashtëzakonshme" deklaroi Berisha.

"Edhe një herë apeli im për të gjithë mbështetësit, anëtarët, simpatizantët e forcës politike që kryesoj, por të të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarët t'i japim pasnesër vendit procesin zgjedhor më të bukur, më të mirë, më të lirë që vendi ka njohur ndonjëherë dhe të dëshmojmë se besimi i madh që është vendosur tek ne nga qytetarët shqiptarët, nga miqtë tanë në botë të justifikohet plotësisht" shtoi më tej kryeministri.

Ndërkohë që ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve pas deklaratës së tij.

Â

Pyetje: Në ekranet e televizorit ju kemi parë sot duke ndjekur situatën e krijuar para godinës së qeverisë për skelat e mitingut që Partia Socialiste, do të organizojë sot, në të njëjtën orë me ju.

Â

Kryeministri Berisha: Edi Rama organizoi një provokacion ordiner. E bëri këtë edhe për faktin se sheshet nuk i mbush dot. Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira. Se çfarë do t'i sjellë ajo?! Unë nuk kisha ndonjë gjë tjetër, pasi ju e dini, që kur ka ardhur ai për të protestuar unë kam dalë dhe e kam përshëndetur. Këtu ka protestuar me qindra herë, ka ardhur edhe vetë ai në krye të protestës dhe kam dalë dhe e kam salutuar.

Â

Pyetje: Ju i cilësuat si provokacione zoti Kryeministër, por a mund të ndikojnë këto te rezultati përfundimtar i vëzhguesve të fushatës elektorale, por edhe për zgjedhjet?

Â

Kryeministri Berisha: Jo, ka dokumente për këto. Ka një traditë, mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar në dy sheshet. Absolutisht, në qoftë se zotëria e tij do të kërkonte sheshin "Skënderbe", unë isha i gatshëm ta ripozicionoja orarin, jo të ikja nga sheshi, se këto janë mitingje përmbyllëse. E bëre në 7, e bëre në 8, apo e bërë në 9, nuk ka ndonjë problem, kjo është festë. Por ai ka frikë nga sheshet, ky është problemi. Madje indirekt më thanë që ia kishin sugjeruar atë, por ky zotëria nuk e mbush dot, nuk mbush dot as këtë tjetrin. Prandaj ja ku e ka këtë rrugën këtu 16 metër të gjerë.

Â

Pyetje: Nga ku do ta ndiqni rezultatin e votimeve zoti Kryeministër?

Â

Kryeministri Berisha: Rezultatin e votimeve, në seli. Do ta pres në selinë e Partisë Demokratike, sepse ajo është normale, aty janë mbështetësit, janë të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe unë do të jem me ta, të ndaj me ta festën e fitores.

k.k/NOA

KOMENTE