Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI mbyll fushatën e elektorale me një miting në Dibër
English

LSI mbyll fushatën e elektorale me një miting në Dibër

Dibër, 26 qershor NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi mitingun e fundit për mbylljen e fushatës në qarkun e Dibrës.

Mitingu i fundit është zhvilluar në qarkun e Dibrës ku gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, premtoi se pas 28 Qershorit qeverisja e tij do të miratojë ligjin për statusin e minatorit, pasi LSI ka qenë e vetmja që ka paraqitur në parlament një ligj të tillë, por që u rrëzua nga Sali Berisha

Gjithashtu kreu i LSI premtoi se pas dy ditësh Bulqizës, gjithë qarkut të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë do t'i kthehet shpresa, punësimi dhe mirëqenia.

"Jam i bindur se me Planin tonë për Veprim, Bulqiza do të jetë pas 28 Qershorit një qytet dhe një vend ku mungesa e shpresës do t'i përkasë të kaluarës, ku punësimi do të jetë një projekt i realizuar më se miri, ku statusi i minatorit do të jetë një ligj që do të funksionojë. Shumë ju kanë ardhur juve gjatë fushatës për të qarë hallin për minatorët, por LSI para një viti ishte e vetmja parti parlamentare që paraqiti në parlament ligjin për statusin e minatorit, ndërsa partia e Sali Berishës e rrëzoi ndërsa ata të tjerët munguan në sallë. Ndërsa në fushatë vijnë që t'ju gënjejnë, që t'iu marrin votat, që t'iu japin ndihmën ekonomike të tre muajve, sot para zgjedhjeve me qëllim që t'iu vjedhin 4 vjet rresht, siç kanë bërë edhe në vitet e fundit" tha më tej Meta.

k.k/NOA

KOMENTE