Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të parrezikuarit
English

Të parrezikuarit

Secilën ditë që Qeveria nuk e bllokon hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë, në Serbi arkëtohen afër 2 milionë euro nga konsumatorët kosovarë. Secilën ditë që Qeveria e Kosovës nuk e arreston asnjë zyrtar politik nga 117 sosh sa veprojnë në strukturat e Serbisë, për një ditë jemi më afër kantonizimit të Kosovës dhe bosnjëzimit të saj. Brezi që nuk rrezikon këtë, e bën në llogari të brezit që vjen pas tij

Nga Albin Kurti

Thirrjeve të Serbisë që të mos njihet Kosova e pavarur, Kosova i përgjigjet me thirrje që të njihet. Kaq. Ndërkohë, Kosova ia toleron Serbisë strukturat paralele dhe mallrat e shumta të saj që e kanë vërshuar tregun kosovar. Deklaratat e krerëve institucionalë të Kosovës kundër Serbisë janë thjesht hipokrizi.

Faktorët ndërkombëtarë e dinë dhe e shohin këtë gjë. Ata për çdo ditë përballën me mungesën e sinqeritetit të politikanëve shqiptarë kur këta e ndërrojnë ndonjë llaf kundër Serbisë. Në njërën anë flasin kundër Serbisë, e në anën tjetër ia lejojnë asaj mekanizmat shtetërorë në Kosovë dhe mjeljen e konsumatorëve kosovarë. Cilido shtet normal, po ta kishte një fqinj siç e kemi ne Serbinë, do të bënte gjithçka për t'ia neutralizuar asaj veglat politike, dhe patjetër që do t'ia bllokonte produktet ekonomike. Mirëpo, jo edhe Kosova. Në këtë kuptim, shteti i Kosovës njëmend është sui generis. Shteti i Kosovës, jo vetë Kosova apo populli i saj. Nuk i paskan ende kompetencat e plota që ta pengojnë Serbinë? Mirëpo, nuk po shihet ndofarë konflikti ndërmjet Qeverisë e ndërkombëtarëve për kompetenca. Nuk po shihen përpjekje të Qeverisë që ta bëjë Kosovën shtet me të gjitha instrumentet që duhet t'i ketë shteti. Përkundrazi, njerëzit e kryetarit dhe kryeministrit të Kosovës po duken të kënaqur me këtë shtet kështu siç është. Ankesat e ndonjë zyrtari qeveritar me të rrallë për mungesë fuqie ekzekutive s'janë marrë seriozisht (në fund as nga vetë ai/ajo). Ndoshta në një kësi situate nuk është fer që të kërkohet prej faktorëve ndërkombëtarë të rrezikojnë t'i prishin marrëdhëniet me Serbinë (e cila nuk i ka okupuar, vrarë e dëbuar ata sikurse neve) ndërkaq vetë Kosova të mos rrezikojë fare. Ndoshta nuk është korrekte që filan shteti perëndimor të rrezikojë t'i bojkotohen mallrat nga Serbia për hir të Kosovës, përderisa vetë Kosova nuk ia ndalon e bojkoton mallrat Serbisë. Kur politikanët e diplomatët e huaj dëgjojnë nga këta tanët kërkesa për bashkimin e Mitrovicës, ata mbase ndodhen para dilemës: politikanët shqiptarë ose nuk e kuptojnë politikën fare, ose shtiren se nuk e kuptojnë (në tentativë për t'ua hedhur ndërkombëtarëve). Në politikë, sikurse edhe në ekonomi, nuk mund të fitosh pa rrezikuar asgjë. Nuk mund t'i bësh 12 euro prej 10 eurove pa i rrezikuar sadopak ato 10 euro. Madje, njeriun e pret rreziku në çdo hap, ku më shumë e ku më pak. Secili veprim është i rrezikshëm. Secili veprim e vë në rrezik vepruesin. Sigurisht që rreziku duhet analizuar e kalkuluar. Sigurisht që rreziku duhet minimizuar. Mirëpo, ai asnjëherë nuk do të jetë i barabartë me zero. E këtillë është mënyra se si njeriu është. Të jetosh do të thotë të rrezikosh. Vetë qenia është qenie në rrezik. E, këta politikanët e Kosovës duan që të bashkohet Mitrovica pa rrezikuar ama bash asgjë. Pra, duan që siç jemi kështu, një ditë kur të zgjohemi në mëngjes, Mitrovica të jetë e bashkuar (pothuajse vetvetiu, por, kuptohet, nga trysnia e ndërkombëtarëve mbi Serbinë që ata ia kanë bërë gjatë natës). Kjo pa dyshim se nuk do të ndodhë asnjëherë. Dikush mund të mendojë që, megjithatë, politikanët e Kosovës po e ruajnë popullin e Kosovës duke mos rrezikuar. Mund të mendohet që ata njëmend s'po e përparojnë Kosovën por, sidoqoftë, janë të kujdesshëm që të mos e rrezikojnë atë. Nuk besoj se është kështu. Nëse ka diçka që krerët institucionalë e partiakë të Kosovës nuk duan ta rrezikojnë, atëherë këto janë pozitat dhe pasuritë e tyre vetjake dhe jo Kosova. Kosovën dhe popullin e Kosovës, në secilin aspekt (politik, ekomik, social, shëndetësor, mjedisor, arsmior etj.) ata po e rrezikojnë pa kursim për çdo ditë. Është vetja e tyre që nuk duan ta rrezikojnë. Nëse ngritja në karrierë ose pasurimi i tyre kanë qenë të mundura në llogari të Kosovës, na e kanë dëshmuar se nuk hezitojnë. Kurse, po qe se kërkohet që të ndërmarrin diçka për të mirë të Kosovës, por që më pas do të mund t'iu kushtonte me humbje të pozitës, atëherë i nxjerrin nga mëngët gjithfarë teorish që e racionalizojnë mosveprimin e tyre. Por, fundja, edhe kur nuk vepron nuk do të thotë që nuk po rrezikon. Sepse, të tjerët veprojnë, dikush gjithmonë vepron. Ka mundësi që asisoj do të jesh më pak i vetëdijshëm për rrezikun, ndoshta edhe rreziku të spostohet ca (anipse zakonisht kështu rritet), dhe, në fund, e gjithë kjo të të bëjë të ndjehesh disi më pak fajtor. Por ama rrezikun dhe pasojat nuk i heq mosveprimi. Vetëm shkakun e rrezikut e bën të duket më anonim. Nëse kjo është arsyeja e mosveprimit të politikanëve tonë, atëherë sërish nuk ka ndryshim thelbësor: përsëri shpjegimet tregojnë përbrenda vorbullës së egos së tyre. Mosrrezikimi i kushton Kosovës çdo ditë dhe në fund mund t'i kushtojë shumë më tepër se sa rrezikimi. Secilën ditë që Qeveria nuk rrezikon për t'i marrur pikat doganore në veri aty vazhdojnë të hyjnë së paku 300 kamionë me mallra serbe. Secilën ditë që Qeveria nuk e bllokon hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë, në Serbi arkëtohen afër 2 milionë euro nga konsumatorët kosovarë. Secilën ditë që Qeveria e Kosovës nuk e arreston asnjë zyrtar politik nga 117 sosh sa veprojnë në strukturat e Serbisë, për një ditë jemi më afër kantonizimit të Kosovës dhe bosnjëzimit të saj. Brezi që nuk rrezikon këtë e bën në llogari të brezit që vjen pas tij. Ndoshta mosrrezikimi i politikanëve për Kosovën vjen veçse nga fakti që ata vetë ndjehen të parrezikuar nga qytetarët e Kosovës…Â

Â

KOMENTE