Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre dëshmi, mes tyre edhe një e UNMIK, shpëtoi Agim Çekun nga burgu bullgar
English

Tre dëshmi, mes tyre edhe një e UNMIK, shpëtoi Agim Çekun nga burgu bullgar

Sofje, 26 qershor, NOA - Gjykata bullgare e ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku. Për ta bërë një gjë të tillë, mësohet se Bullgaria ka qenë nën presion të fuqishëm nga përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë dhe Francës të cilët kërkonin lirimin e menjëhershëm të ish- kryeministrit kosovar.

Agim Çeku është liruar nga paraburgimi dhe shumë shpejt pritet të kthehet në Kosovë. "Nuk jam shtetas serb dhe kurrë nuk do të jem. Serbia nuk mund të kërkojë ekstradimin e shtetasve të huaj", ka thënë ish-kryeministri i Kosovës para gjykatës. Por për këtë ka shërbyer edhe fakti se avokatët e Agim Çekut kanë sjellë si dëshmi letrën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me të cilën dëshmohet se ish-kryeministri i Kosovës ka status diplomatik. Një tjetër letër e paraqitur në seancë ka qenë edhe ajo e Kombeve të Bashkuara, në të cilën thuhet se i arrestuari është nën kompetencat e misionit të Kombeve të Bashkuara. Dëshmia e tretë e paraqitur është letra e kryesuesit të Komitetit për politikë të jashtme Solomon Pasi, i cili pohon se Çeku ka pasur ftesë zyrtare për të vizituar Bullgarinë.

Që të gjitha këto kanë ndikuar në marrjen e masës favorizuese nga gjykata bullgare ndaj lirimit të personalitetit kosovar, i cili u ndalua pak më parë në Sofje nga forcat e policisë, duke u bazuar në një urdhër-arresti që kanë nxjerrë forcat e Interpolit Serb ndaj tij që në vitin 2001, si i kërkuar për krime lufte në kohën që drejtonte UÇK-në.

n.e/NOA

KOMENTE