Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta speciale për frenimin e ribashkimit kombëtar
English

Lufta speciale për frenimin e ribashkimit kombëtar

Vera Dushi Në mjedisin popullor shqiptar qarkullojnë disa teza dezinformative të propagandës së zezë antishqiptare për frenimin e veprimtarisë së ribashkimit kombëtar, sepse këto teza po shfaqen gjithnjë në të njëjtën formë, si fjali gati standarde dhe del se janë krijuar artificialisht nga jashtë, prej qarqeve të armiqve të kombit shqiptar dhe se janë shpërndarë nëpërmjet kutive të rezonancës shqipfolëse në mendësinë kolektive të popullit.

Njerëzit e thjeshtë, që nuk i dinë konceptet dhe nuk janë të edukuar në fushën politike kombëtare, mund t'i përdorin pa dashje. Efekti përfundimtar i kësaj lufte speciale është krijimi i paragjykimeve, pesimizmi, mosbesimi në arritjen e objektivit kombëtar të ribashkimit të Shqipërisë deri në paralizimin e veprimtarisë së domosdoshme për këtë.

Kështu që detyra e veprimtarëve të çështjes kombëtare është që të identifikojnë pjesët përbërëse të kësaj lufte speciale dhe t'iu luftojnë me logjikë të shëndoshë kombëtare. Disa po thonë: "nuk mund të realizohet bashkimi kombëtar se nuk na lë bashkësia ndërkombëtare", apo "ne jemi të vëgjel, kjo çështje nuk varet nga ne, por nga ndërkombëtarët", apo "nëse flasim për "Shqipërinë e Madhe", ndihmojmë Serbinë". E para thënie, e mënjanon mundësinë e ribashkimit kombëtar sikur bashkësia ndërkombëtare do të ishte vendimmarrëse dhe shqiptarët do të duhej të ishin vetëm zbatuesë të porosive të saj. Ky mentalitet është parim nënshtrimi të shumë politikanëve në trojet shqiptare që u janë servilosur ndërkombëtarëve, besojnë në një politikë "kozmopolite" dhe zbatojnë çdo urdhër të jashtëm. "Yes-men"-ët nuk mund dhe nuk duan të realizojnë një projekt kombëtar siç është ribashkimi kombëtar, dhe si qentë përkdhelin qarqet antishqiptare të Beogradit, Shkupit, Podgoricës dhe Athinës në kuadrin e "bashkëpunimit rajonal". Këta janë agjentët e ndikimit që shpërndajnë në popull këtë propagandë të zezë sikur ne jemi "të vëgjël" dhe vendosin të tjerët për ne. Foshnjen nuk e lë nëna të lëvizë pa ditur ajo të ecë, por politika dhe veprimtaria politike shqiptare duhet të tejkalojë fazën e foshnjërisë dhe të fëmijërisë, të arrijë maturinë e pjekurinë dhe të emancipohet, duke u bërë faktor dhe partner i barabartë me bashkësinë ndërkombëtare që, aktualisht vetë lëkundet në pyetjen nëse në Ballkan duhet të zbatohet parimi i Helsinkit për mosndryshim të kufive apo parimi i vetëvendosjes dhe dekolonizimit të pushtuar e të kolonizuar. Nëse shqiptarët heshtin, sepse për shkak të propagandës së zezë iu është futur frika, do të fitojë parimi i parë dhe shqiptarët do të jenë humbës, sepse qarqet sllavo-greke që herët kanë investuar në ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare, duke filluar me tezën se "shqiptarët s'janë të aftë për t'u bërë shtet". Pra, veprimtaria propagandistike serbo-greke ka punuar në dy drejtime, që janë anët e të njëjtës monedhë antishqiptare: -ndikimi i bashkësisë ndërkombëtare që ajo të ketë një politikë antishqiptare; -krijimi i një mentaliteti reaksionar, nëpërmjet veglave shqipfolëse, shqiptarët të mbyllin gojën, të bashkëpunojnë "urtësisht" me shtetet fqinje pushtuese dhe kolonialiste duke u trembur si lepujt në shfaqjen e "gogolit të frikshëm" të bashkësisë ndërkombëtare. Historia e vjetër dhe e re ka dëshmuar se popujt, nëse organizohen, mund të përballojnë çdo gjë, mund të mundin çdo rrezik, mund të çlirohen nga çdo pushtues dhe kolonialist. Kombin shqiptar e kanë pushtuar edhe më herët romakët, bizantinët, sllavët e Shtefan Nemanjes, turqit etj.., por, populli shqiptar ka arritur të çlirohet dhe më tutje të ekzistojë si komb i lashtë autokton në Ballkan. Ku janë sot romakët? Janë zhdukur nga faqja e dheut dhe në trevat shqiptare ka mbetur vetëm Via Egnatia, bashkë me eshtërat romake. Stërnipërit e princeshës Teuta akoma rrojnë në trevat e tyre. Ku janë sot bizantinët? Vetëm në legjendat grekomëdha të "Megali Idheja" që ndoqi ringjalljen e Perandorisë Bizantine, duke marrë në pushtim edhe tokat shqiptare. Edhe ështërat e ushtarëve të Shtefan Dushanit janë kalbur bashkë me perandorinë e tij dhe populli i Arbërisë u çliru, duke luftuar dhe duke rezistuar para hordhive serbe edhe në kohën e endërrave romantike serbomëdha që do të përfshinin tokat shqiptare deri në Durrës dhe Lumi Shkumbin (sipas "Naçertanijes" së Ilija Garashninit). A ishin shqiptarët "të vëgjel" kur u ngritën kundër Perandorisë Osmane duke rezistuar në mbi 30 luftëra ndaj përbindeshit të Stambollit? Ata nuk menduan a janë "të vëgjel", apo nuk janë. Veç morën shpatën dhe nën urdhërin e Skendërbeut, mbrojtën vatrat, shtëpitë, kullotat, atdheun e tyre. Përse ka sot shqiptarë që mendojnë se janë "të vëgjel" dhe nuk mund të çlirojnë Shqipërinë Natyrale nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë, që ashtu siç të gjithë pushtuesit dhe kolonizatorët e mëparshëm, nuk janë as të përjetshëm dhe nuk kanë bërë këtu rrënjë që të mos mund të shkulen prej tokës shqiptare, që të mos mund të priten me shpatën e organizimit dhe luftës çlirimtare, duke e bashkuar njëkohësisht tërë Shqipërinë në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin Shqipëri?! Ky është ndikimi që vjen prej liderëve të sotëm, që nuk kanë aspak prirje dhe edukim për politikë, që nuk janë udhëheqës të popullit, por që janë më keq sa dordoleca prej kashte, sepse janë të udhëhequr nga jashtë që të paralizojnë shqiptarët të mos punojnë për të ardhmen dhe lirinë e tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar. Max Ëeber, në librin "Politika si profesion" pohon se: "Marrja me politikë është si shpimi i fuqishëm, i ngadalshëm i dërrasave të forta, me passion dhe njëkohësisht me maturi. Është krejtësisht e saktë dhe çdo përvojë historike e vërteton atë gjë që e mundshmja nuk do të arrihej dot, po të mos qe kërkuar gjithnjë në botë e pamundura. Por ai, që mund ta bëjë këtë duhet të jetë patjetër një udhëheqës dhe jo vetëm kjo, por gjithashtu - në një sens shumë të thjeshtë të fjalës - duhet të jetë patjetër edhe një hero. Dhe, gjithashtu ata, të cilët nuk i kanë këto të dyja, qysh tani duhet të armatosen patjetër me atë qendrueshmëri të zemrës, qendrueshmëri që është në gjendje të përballojë edhe dështimin e thellë e të gjitha shpresave, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje që të arrijnë vetëm atë, e cila është e mundur sot. Vetëm kush është i sigurt që nuk do të thyhet, kur bota e parë nga këndvështimi i tij është shumë budallaqe ose shumë e poshtër për atë gjë që ai do t'ia ofrojë asaj, është në gjendje të thotë "prapësëprapë", vetëm ai ka prirje për politikë" (Max Ëeber - Politika si profesion, Shtëpia botuese "Fan Noli", Tiranë, f. 94-95). Kjo filozofi politike u mungon shumë politikanëve të sotëm pa vision dhe projekt politik afatgjatë nëpër kolltruqet sllave, poslanikëve të Parlamentit të Beogradit dhe të Shkupit, por me të duhet të pajiset populli dhe nga gjiri i tij të riorganizohet fuqishëm një organizim gjithëpërfshirës - Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, me në krye Zotin Gafurr Adili, që do të artikullojë edhe "të pamundurën" e ribashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, përndryshe nuk do të arrihet as "e mundura" e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe politik të kombit shqiptar. Duke u përqendruar tek "e mundura" e imponuar nga jashtë, kombin shqiptar e kërcënon zhdukja dhe asimilimi, sepse nuk mundet që shqiptarët të ndarë copa-copa dhe nën pushtimin sllavo-grek të përballojnë trysninë e nesërme (brenda integrimeve evropiane) politiko-ekonomike dhe shoqërore që shtetet kolonialiste fqinje do t'ua bëjnë shqiptarëve. Kombi shqiptar ka qenë i aftë (përkundër tezave sllavo-greke) të ndërtojnë pas 1912-ës, shtetin e tyre - Shqipërinë administrative të cunguar, të çlirojnë tokat shqiptare të pushtuara të Kosovës me anë të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të ndërtojnë shtetin e dytë shqiptar - Republika e Kosovës dhe do të jetë i aftë të realizojë edhe ribashkimin kombëtar, shtetin e Shqipërisë Natyrale. Dakord, bashkësia ndërkombëtare mund të ndikojë në ngadalësimin (Evropa Plakë që ka ndarë shqiptarët) apo përshpejtimin (aleatët amerikanë) të procesit, por bashkësia ndërkombëtare nuk duhet mbivlerësuar, kurse masat e gjëra popullore nuk duhen nënçmuar. Deri në vitet e organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Fuqitë e Mëdha nuk llogarisnin fare ekzistencën e kombit shqiptar dhe thurrnin planet e tyre për copëtimin midis fqinjeve (Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia) të territorit shqiptar të pushtuar nga osmanët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit arriti të organizonte tërë popullin dhe t'i imponohet Kongresit të Berlinit që, as të mos mendonte që t'i jepte Greqisë Çamërinë, kurse Ulqini iu dorëzua Malit të Zi vetëm pas tri luftërave të LSHP për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe pas ndërhyrjes së Flotës Angleze. Pas Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha (sipas politikës së vjetër të aleacave të mbyllura nëpër strofkulla) synuan në copëtonin midis Serbisë, Greqisë dhe Italisë edhe të Shtetin Shqiptar, edhe ashtu i cunguar. Në atë kohë mbretëronin dy fryma: 1. Fryma reaksionare e Qeverisë së Turhan Pashës (qeveria proitaliane e Durrësit), që propagandonte se shqiptarët duhet të jenë në tutelë të huaj; 2. Fryma kombëtare që militonte se shqiptarët duhet të ndërtojnë vendin e tyre me fuqitë të veta. Në thirrjen e lëvizjes kombëtare, populli u organizua në Kongresin e Lushnjes dhe u ngrit në Luftën e Vlorës duke dëbuar kolonizatorët italianë. Më vonë, erdhën prapë pushtuesit italianë. Populli u organizua në Luftë Nacional-Çlirimtare dhe shënoi fitoren përballë forcave nazifashiste, ashtu si sot, edhe atëherë (gjatë LANACL), bashkëpunëtorët e armiqve përhapnin shpifje se populli shqiptar nuk është në gjendje të udhëhiqet vet dhe paska nevojë për patericat nazi - fashiste, duke dashur që kjo gjendje të vazhdojë, se përndryshe do të humbasin karrigat e tyre të ëmbëla. Është e vërtetë se në Londër, më 1913, vullneti gjithshqiptar për të pasur shtet etnik kombëtar u cënua me anë të vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe se Kosova e Çamëria ranë nën pushtimin serbo-grek. Por, është më së e vërtetë se ky vendim nuk ka mbetur i mbërthyer në gozhda: - Organizimi patriotik ilegal politiko-ushtarak që u kurorëzua me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK) solli ndërhyrjen e NATO-s dhe më pas, largimin e forcave ushtarako-policore serbe nga Kosova. -Kurse, organizimi i mëtutjeshëm i FBKSH-së shndërroi temën e ribashkimit kombëtar, nga një çështje e ndaluar, në çështje të hapur për debat. Ndërsa dalja e luftëtarëve të AKSH-së në Kosovë (vjeshtë 2007) i solli Kosovës, pavarësinë. Bashkësia ndërkombëtare, nëpërmjet nxënësit besnik të Serbisë, Martin Ahtisaari, i imponoi Kosovës se nuk duhet të bashkohet me një shtet apo me një pjesë të një shteti tjetër. Qyqarët shqipfolës e miratuan këtë, duke firmosur gjithë imponimet e pakos Ahtisaari. Por, askush nuk do të mund të ndalë Unionin Shqipëri-Kosovë, që do të krijohet në rast se forcat kombëtare do të fitojnë pushtetin (në rast se respektohen rregullat të demokracisë; në rast se nuk respektohen ka mjete të tjera për të ardhur në pushtet) në të dyja principatat shqiptare. Atëherë si qenka i pamundur ribashkimi i tokave shqiptare dhe përse inskenohen teza të tilla që shtyjnë popullin në dembelizëm dhe në pesimizëm?! Është më se e lehtë të mos punosh fare, duke pritur të të bjerë byreku nga qielli, por nuk mund askush të pritë pafundësisht me gojën e hapur se e merr uria dhe… Duke mos punuar, duke mos u organizuar, liria nuk mund të vijë. Shqiptarët e kanë sot një aleat të fuqishëm - SHBA, që mund t'i ndihmojë në realizimin e objektivit të ribashkimit kombëtar. Por, ashtu si në rastin e jetës, kur nëna nuk i jep qumësht fëmijës kur ai nuk qan, edhe Amerika nuk do të sjellë artificialisht ribashkimin e kombit shqiptar, nëse organizimi i brendshëm gjithëshqiptar për ribashkim kombëtar nuk do të dëgjohet me zë të lartë në kërkesat e respektimit të të drejtave të kombit shqiptar për vetëvendosje dhe dekolonizim. Vet koncepti "vetëvendosje" do të thotë që popujt të vendosin vet për fatin e tyre, por ky presupozon manifestim organizues politik, grupe të lobimit, diplomaci për të bindur ndërkombëtarët dhe byrokracinë e tyre (shtetërore apo mbishtetërore) se cili është vullneti i popullit shqiptar dhe përse në shekullin XXI, kombi shqiptar duhet të vendosë për fatin e tij, duke u çliruar nga pushtuesit dhe duke u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar. Vetëm ashtu, nga "të vëgjel" pa ndikim, shqiptarët do të bëhen "të mëdhenj", faktorë në politikën dhe realitetin e rajonit. Vetëm ashtu nga të pushtuar dhe robër, shqiptarët do të arrijnë të bëhen të lirë dhe komb balancues në Ballkan, sic pat thënë edhe Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Ë. Bush, më 10 qershor 2008, në Tiranë. Tezat dezinformative shqiptare godasin edhe në veprimtarinë kombëtare, duke e etiketuar si "të dëmshme", sikur ndihmoka Serbinë në realizimin e "Shqipërisë së Madhe" (!) E para, termi "Shqipëri të Madhe" është i shpikur nga kuzhinat propagandistike sllavo-greke, për t'i goditur shqiptarët se me çlirimin dhe ribashkimin e tokave shqiptare do të donin kinse të zgjerohen artificialisht në territore të huaja, duke harruar se pikërisht ato troje ranë nën sundimin sllavo-grek si pasojë e planeve dhe aneksimit (pushtimit) të Beogradit dhe të Athinës për zgjerim territorial. E dyta, ata që punojnë për përforcimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar me anë të krijimit të komb-shtetit (Shqipërisë Natyrale) s'ka logjikë se janë të dëmshëm për vet kombin e tyre. Ata janë të dëmshëm vetëm për Serbinë dhe Greqinë, që i godet me teza të tilla! Mjafton që të mos punojnë për Serbinë e Madhe dhe për Greqinë e Madhe, sa për ribashkimin e Shqipërisë (Natyrale, pastaj Etnike, por jo e Madhe!), askush të mos ketë frikë se do të ndihmonte Serbinë që i ka luftuar krijimit të shtetit shqiptar, që (pas krijimit të tij, më 1912) ka dashur ta shkatërrojë e ta sundojë, që ka vrarë dhe burgosur mijëra djem dhe cuca atdhetarë, vetëm se kanë pasur ideal dhe kanë punuar për ribashkimin e Shqipërisë, që ka orientuar gjithë aparatin e tij shtetëror në mbajtjen në zinxhir dhe zgjedhë kolonizuese shqiptarët e pushtuar në Kosovën e ngushtë dhe në krijimin e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës! Është koha që populli shqiptar të ndërgjegjësohet dhe të shkundet tërësish prej mentalitetit të tij këto mendime të huazuara nga xhepi dezinformativ armiqësor sllavo-grek, si dhe t'i izolojë dhe denoncojë të gjithë ata që qëllimisht i përhapin këto thashetheme. Prishtinë, 28 qershor 2009

KOMENTE