Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jo politika, por ligji
English

Jo politika, por ligji

Nuk ka dy të vërteta, por një. Agim Çeku më nuk duhet të frikësohet të udhëtojë jashtë Kosovës dhe Kroacisë. E, Interpoli duhet t'i japë fund kësaj praktike patetike dhe të paligjshme të marrjes së fletë-arresteve nga gjykatat e kangurit. Lexuesit nga mbarë bota kanë të drejtë ta dinë këtë.

Nga Anna Di Lellio Është shumë e duhur që kur një debat për lirinë dhe përgjegjësinë e medias është duke u zhvilluar në Kosovë, që të fokusohemi në diçka që mund ketë ikur nga vëmendja e lexuesve, gazetarëve dhe komentuesve të mediave: mbulimi i thjeshtë i lajmeve për arrestimin e Agim Çekut nga mediat ndërkombëtare dhe lokale.

Këtu, unë do të flas vetëm për shtypin ndërkombëtar, sepse u shtanga edhe një herë se sa i cekët, joprofesional dhe në fund joinformues, ishte ai. Në shikim të parë, asgjë nuk duket të jetë gabim. Lajmet janë prezantuar si një ngjarje e qartë. Çeku udhëton në Bullgari; Çeku është arrestuar nga policia bullgare në bazë të fletë-arrestit të Interpolit, me kërkesën e Beogradit që e akuzon për krime lufte; Serbia e kërkon Çekun, si ish-Komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjykohet për përgjegjësinë komandues në gjenocid dhe vrasje; është lëshuar një kërkesë për ekstradim; autoritetet e Bullgarisë vendosin, pas disa ditëve, ta lirojnë Çekun por jo para presionit të madh diplomatik nga Republika e Kosovës dhe vendet tjera mike të saj. Të gjitha mediat raportojnë se kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë i ndodhë Çekut, ato na rikujtojnë neve që ai për shkurt ishte mbajtur nën arrest në Slloveni në vitin 2003, në Hungari në vitin 2004 dhe më herët gjatë këtij viti në Kolumbi. Ai gjithmonë ishte liruar së shpejti pas, siç kemi lexuar në shtyp, presionit të fortë nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose figurat politike të mirënjohura sikurse Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Shkrimi është gjithmonë i njëjtë, sipas praktikës së gazetarisë ‘cut' dhe ‘paste'. Dhe lexuesi, veçanërisht ai që nuk di asgjë për Kosovën, Serbinë ose Çekun, lihet me përshtypjen që janë dy të vërteta: të Serbisë dhe atë të Çekut. E para thotë se përmes sistemin të saj të drejtësisë dhe një agjencie ndërkombëtare për zbatim te ligjit, që Çeku është fajtor për krime lufte dhe duhet të mbahet në burg. Pohimi i Çekut për pafajësi është përkrahur vetëm nga miqtë e fortë politikë. Në anën e parë është ligji, në të dytën, politika. Gabim! Atë që askush nuk lexon kudo në botë është se Kombet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e gjykatave të Serbisë për krimet e luftës në Kosovë; që Gjykata e Qarkut e Prishtinës e rivendosur në Nish pas luftës është një institucion ilegal; që nuk mund të ketë asnjë hetim serioz nga autoritetet serbe për pretendimet se Çeku ka kryer krime lufte në Kosovë; dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është se gjykatësja hetuese në Gjykatën e Nishit, që ka ngritur padinë është Danica Marinkovic. Duket qenë se nuk jam nga Kosova, nuk e kam njohur gjykatësen Marinkovic dhe bëra një hulumtim, pasi mendoj që çdo gazetar që e quan veten një gazetar do të duhej ta bënte në këso rastesh. Në vitin 2002, derisa ajo ishte e zënë duke e paditur Çekun, ajo gjithashtu ishte e zënë duke i mbrojtur dy oficerë të policisë së Serbisë të përmendur nga Natasha Kandic nga Qendra për Drejtën Humanitare, në lidhje me vrasjen e Fehmi Aganit. Marinkovic i ka thënë Kandicit se këta dy oficerë kanë kryer detyrat e tyre me "nder" dhe Agani ishte vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në një opinion të publikuar nga B92 më 8 mars 2002, Kandic shkroi që "Më 6 maj 1999, në ditën e vrasjes së Aganit, Predrag Nikolic dhe Zoran Dzeletovic kanë vrarë pesë anëtarë të familjes Blakqori - Miradijen (54), Fehmiun (60), djalin e tyre Labinotin (14), Mahmutin (56), dhe gruan e tij Sabilen (59) - në hekurudhën nga Lipjani drejt Fushë-Kosovës. Departamenti i Policisë së Prishtinës ka ngritur padi penale kundër Nikolic dhe Dzeletovic si dhe ndaj Ivan Ivanov, kolegu i tyre polic, më 27 maj 1999 (Ku.br.546/99). Dokumentet përcjellëse, përfshirë kërkesën e prokurorit për një hetim, vendimin për të filluar hetimet dhe urdhrat për paraburgim, janë hequr ose shkatërruar nga Serbia". Për të gjithë që janë të interesuar të lexojnë më shumë, opinioni i Kandicit në ueb sajtin e B92 është në dispozicion. Ajo argumenton që ka fakte të plota lidhur me përgjegjësinë e Marinkovic në vrasjen e familjes Ahmeti në Likoshan, në shkurt 1998. Me fjalë të tjera, është gjykatësja, dhe jo Çeku, ajo që duhet të gjykohet për krime lufte. Përveç gjithë kësaj, nuk ka pasur padi apo hetime lidhur me Agim Çekun në Hagë. Nëse do të kishte, ne do të dëgjonim nga Carla Del Ponte, apo jo? Konkluzioni pas kësaj kolumne të shkurtër është se nuk ka dy të vërteta por një. Çeku më nuk duhet të frikësohet të udhëtojë jashtë Kosovës dhe Kroacisë, e Interpoli duhet t'i japë fund kësaj praktike patetike dhe të paligjshme të marrjes së fletë-arresteve nga gjykatat e kangurit. Lexuesit nga mbarë bota kanë të drejtë ta dinë këtë. "Express"

KOMENTE