Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Perdja e Hekurt , Hungaria përkujton rënien e komunizmit, i pranishëm Topi
English

"Perdja e Hekurt", Hungaria përkujton rënien e komunizmit, i pranishëm Topi

Budapest, 28 qershor, NOA - Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka qenë i pranisëm në veprimtaritë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së "Perdes së Hekurt" në Hungari, i ftuar nga presidenti hungarez, Lazlo Solyom.

Së bashku me personalitete të tjera të spikatura të politikës botërore, kryetarë të shteteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kryetarë parlamentesh dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, presidenti Topi ndoqi nga afër ceremoninë e hapjes së kësaj veprimtarie. Në vijim, të ftuarit e nderit vizituan ekspozitën fotografike të 1989, e cila përcolli fakte, histori dhe personazhe të rëndësishëm, protagonistë të asaj kohe, si dhe përshtypje të veçanta tek vizitorët. Gjatë këtyre aktiviteteve Topi u takua dhe u përshëndet nga afër me homologë nga vende të ndryshme, ndërsa në përfundim të këtyre veprimtarive, presidenti shqiptar dhe të ftuarit e tjerë të nderit në këtë eveniment ndoqën një koncert festiv dhënë me rastin e 20-vjetorit të të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë, në Operën Shtetërore Hungareze me titullin simbolik "Lindja e Lirisë".

n.e/NOA

KOMENTE