English

Futbolli grek, i tërhequr prej lojtarëve shqiptarë. Kërkohen Bogdani dhe Moçka

Athinë, 29 qershor, NOA - Lojtarët shqiptarë po kthehen kohët e fundit në të preferuarit për ekipet greke të futbollit, të cilët po kthejnë vëmendjen ndaj tyre, duke u parashtruar kërkesa konkrete për blerjen e tyre.

Kështu, ka zëra që flasin se portieri i ekipit të Flamurtarit dhe i Kombëtares U-21, Shpëtim Moçka, mund të transferohet te klubi grek i Larisës (Superliga). Shuma e ofruar për të përflitet në 500 mijë euro. Kjo pasi drejtuesit e Larisës kanë mbetur të kënaqur nga ato çka kanë parë përmes DVD-ve, mbi këtë lojtar.

Ndërkaq, një tërheqje të dukshme nga pala greke ka edhe ndaj lojtarit tjetër shqiptar, Erjon Bogdani.

Sipas gazetës veroneze "L'Arena", bomberi shqiptar kërkohet nga klubi i porsangjitur në Superligën greke, Kavala. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Kievon, por nuk është më në planet e klubit verdheblu.

Për Bogdanin ka shfaqur kohë më parë interesim edhe Bari, i porsangjitur në Serinë A italiane, por edhe ekipi Olimpiakos ka shprehur disa sezone më parë interesimin për

Bogdanin.

n.e/NOA

KOMENTE