English

Makina Volsvagen bie në kanal, drejtuesi plagos dy pasagjerët dhe një kalimtar

Korçë, 29 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Kristian Korçari, banues në qytetin e Korçës, pasi duke udhëtuar me makinën e tij, ai ka aksidentuar dy persona, të cilët udhëtonin me të.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi duke udhëtuar me mjetin e tij "Volsvagen", me targë TR 68 75 J në aksin rrugor Korçë-Pogradec në vendin e quajtur Symize, nga humbja e kontrollit te mjetit ka rënë në kanalin anësor të rruges ku ka aksidentuar Agron Hoxhën, Elona Cacan dhe Aristotel Çiflikun, të cilët janë të shtruar në spitalin rajonal të Korçës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE