Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Komitetit të Helsinkit: Zgjedhje me standarde dhe incidente
English

Raporti i Komitetit të Helsinkit: Zgjedhje me standarde dhe incidente

Tiranë, 29 qershor, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin e tij paraprak me vlerësime mbi procesin e votimit dhe numërimit të votave në kuadrin e zgjedhjeve të 28 qershorit, deklaroi se ato ishin me standarde, por gjithsesi u vunë re mangësi dhe incidente sporadike të cilat mund të ishin shmangur.

"Ka qenë një porces gjithsesi, me arritje, në krahasim me ata paraardhës", ka deklaruar përfaqësuesja e KSHH-së në një konferencë për shtyp.

Një nga aspektet negative të procesit zgjedhor, institucioni i KSHH-së ka përmendur atë të mospajisjes optimale të të qytetarëve ne karta identiteti, si edhe mangësitë që kishin listat zgjedhore.

"Sa për kartat e identitetit, procesi e pajisjes së qytetarëve me to duhej të kishte nisur që në vitin 2005, siç u la porosi nga ndërkombëtarët për zgjedhje. Ndërsa klistat paraprake të zgjedhësve dhe ato përfundimtare janë shpallur me vonesë dhe sensibilizimi mbi to, duhej të ishte bërë më herët", thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit mbi zgjedhjet.

Duke shtuar se edhe pse u krijua regjistri elektronik, ky fenonman u shfaq edhe këtë vit.

Sa i përket fushatës elektorale, KSHH vë në dukje në vlerësimin e tij se "partitë politike kanë zhvilluar fushatë më të qetë dhe më të dobishme".

"Programet dhe debatet televizive kanë qenë më frytdhënëse, por duhet thënë se fushata elektorale ka nisur më përpara se afati zyrtar", shtohet në deklaratën e KSSH-së.

Duke vijuar më tej në rezervat mbi procesin, me kritikat ndaj faktit të mungesës së transparencës për të ardhurat e financimeve të partive politike.

"Në disa debate politike nuk ka munguar as gjuha e urrejtjes dhe rivaliteti i ashpër, të cilat kanë tensionuar situatën parazgjedhore", parashtron më tej KSHH lidhur me fushatën, duke vënë në dukje faktin se "mund të ishte shmangur edhe incidenti që ndodhi me Partinë Socialiste pak para zhvillimit të mitingut përmbyllës elektoral".

Sa u përket komisioneve zgjedhore, Komiteti shqiptar i Helsinkit vë në dukje se grupet e numërimit, janë ngritur me vonesë, gati 2 ditë para votimit, pasi partitë nuk kishin shprehur kandidaturat pranë KQZ-së.

Por Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin e tij me vlerësimet mbi procesin zgjedhor ka përmendur edhe faktin e rasteve sporadike të konfikteve që janë ndeshur mes komisionerëve, gjatë momenteve të votimit.

Duke vlerësuar gjithsesi si arritje dhe votimin e të verbërve dhe personave me aftësi të kufizuar.

n.e/NOA

KOMENTE