English

Një fëmijë i mbijetuar nga aksidenti i avionit A310 në Komore

Moroni, 30 qershor NOA - Skuadrat e shpëtimit kanë mundur të gjejnë një të mbijetuar nga aksidenti i avionit A310 që u rrëzua mbrëmë në afërsi të Komoreve.

I mbijetuari është një fëmijë, pasagjer i avionit Airbus A310-300 të kompanisë ajrore "Jemenia".

"Një fëmijë u gjet i gjallë. Ai ndodhet aktualisht në një anije të skuadrave të shpëtimit", i deklaroi AFP-së me telefon mjeku Ben Imani, kirurg në spitalin El-Maaruf, më i madhi i kryeqytetit të Komoreve, Moroni.

Fëmija është parë në bordin e anijes, dhe skuadra e shpëtimit posedonte gjithçka që duhet për t'i ardhur në ndihmë fëmijës.

Pak më parë, një zyrtar i lartë i kompanisë ajrore jemenase në Sana ka njoftuar AFP-në se "është gjetur një i mbijetuar i aksidentit", por nuk dihej nëse bëhej fjalë për të njëjtin person. Ndërkohë që tre trupa janë nxjerrë gjatë operacioneve të kërkimit, të cilat kanë qenë të vështira për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.

k.k/NOA

KOMENTE