Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada Italiane: Ja tarifa e re e Call Center për të fiksuar takimet
English

Ambasada Italiane: Ja tarifa e re e Call Center për të fiksuar takimet

Tiranë, 2 korrik NOA - Ambasada Italiane ka lëshuat sot një deklaratë me anë të së cilës bën me dije tarifën e re të Call Center për të fiksuar takimet pranë kancelarisë konsullore të Ambasadës Italiane.

Sipas deklaratës duke u nisur nga 29 qershori për takimet pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tirane (Zyra e Vizave, Zyra Espulseve, Zyra e Shkollave, Zyra e Legalizimeve) do të vihet në punë edhe numri i telefonit: 0900 404 3000 që do të kushtojë 75 leke plus TVSH për minutë për ata që telefonojnë nga numrat fiks. Ky numër do ti shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4000 e që kushton 100 lekë plus TVSH.

Për takimet pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë (Zyra e Vizave, Zyra Espulseve, Zyra e Shkollave, Zyra e Legalizimeve) do të vihet në punë edhe numri i telefonit: 0900 404 3001 që do të kushtojë 75 leke plus TVSH për minutë për ata që telefonojnë nga numrat fiks. Ky numër do ti shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4001 e që kushton 100 lekë plus TVSH.

"Call Center, që menaxhohet nga shoqëria Kristal Communication sh.p.k, funksionon nga e hëna deri të premte, për telefonatat nga Shqipëria, nga ora 8.00 deri në ora 20.00, për takimet me Kancelarinë Konsullore të Tiranës dhe nga ora 15.00 deri në orën 20.00 për takimet me Konsullatën e Përgjithshme në Vlorë. Shuma që do të paguhet për këtë shërbim të Call Center i kalon e tëra shoqërisë private që administron këtë Call Center për të mbuluar shpenzimet e veta" thuhej në deklaratë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE