English

Korçë, përplasja e dy automjeteve shkakton 6 të plagosur, rëndë 12-vjeçari

Korçë, 2 korrik, NOA - Përplasja e dy automjeteve në superstradën Korçë-Qafë Plloçë ka shkaktuar lëndimin dhe plagosjen e gjashtë personave.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të cilat referojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Petrushë dhe në aksident u përfshi një mjet me targa italiane që drejtohej nga një punonjës policie pranë burgut të Drenovës, si dhe një mjet tip ford me targa të Korçës që lëvizte në drejtim të Pogradecit.

Mësohet se nga të gjashtë personat e plagosur, më rëndë paraqitet gjendja e një djali 12-vjeçar, Sindi Çoku, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa të tjerët drejt spitalit të Korçës. Sipas të dhënave të para, personat e aksidentuar janë 35-vjeçarja Anxhela Çoku, 36-vjeçari Ledion Selimllari dhe 36 vjeçarja Flora Zota, si dhe drejtuesi i mjetit tip ford, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndërkohë që dëmtime më të lehta ka pësuar punonjësi i policisë Klodian Dumani i cili është shoqëruar nga kolegët e tij. Nga hetimet e policisë në vend ngjarje, rezulton se aksidenti ka ndodhur në orën 5.30 kur dy mjetet që lëviznin në kahe të kundërta janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e humbjes së kontrollit në drejtim nga punonjësi i policisë, mjeti i tij është përplasur fillimisht në një bordurë të rrugës dhe më pas me automjetin tip " Furgon" që qarkullonte në krahun tjetër.

n.e/NOA

KOMENTE