Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Amnesty International i zi për Izraelin: Vrau 1400 e plagosi 5000 civilë
English

Raporti i "Amnesty International" i zi për Izraelin: Vrau 1400 e plagosi 5000 civilë

Jeruzalem, 2 korrik, NOA - "Amnesty International" ka publikuar një raport mjaft të ashpër lidhur me situatën në Rripin e Gazas, duke dënuar sulmet e izraelitëve ndaj popullatës palestineze.

Raporti i titulluar "Operacioni "Plumbi i derdhur": 22 ditë, të vdekur dhe shkatërrim në Gaza" akuzon njëkohësisht Izraelin dhe Hamasin se kanë shkelur që të dy ligjet humanitare ndërkombëtare, duke sulmuar civilë. Â

Ai konfirmon një bilanc tragjik, me më shumë se 1400 palestinezë të vrarë dhe afro 5 000 të plagosur, shtuar këtu edhe shkatërrimet fatale që u kanë ndodhur banesave në këtë zonë.

Në këtë raport me 117 faqe, që përbën një studim të thelluar të kësaj lufte,  "Amnesty" e rinovon apelin e saj ndaj një embargoje "totale dhe imediate" mbi armët me destinacion si të Izraelit edhe të islamikëve të Hamasit që kontrollojnë Gazën.Â

Organizata akuzon ushtrinë izraelite që nuk ka "bërë dallimin mes shënjestrave civile dhe ushtarake, ndërkohë që nuk mund ta shpërfillte praninë e civilëve në sektorët e venë në shënjestër duke sjellë si rezultat vdekjen e qindra civilëve të çarmatosur dhe të 300 fëmijëve, 115 grave dhe 85 pleqve më shumë se 50 vjeç".Â

Ajo akuzon, ndër të tjera ushtrinë izraelite se ka shfrytëzuar civilët, përfshi edhe fëmijë si "mburoja njerëzore" duke i detyruar të qëndronin në afërsi të pozicioneve që ajo pushtonte e madje duke i detyruar të ekzaminonin objekte të dyshimta që rrezikonin të ishin kurthe.Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE