Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skënder Hyseni: Sfidat e Kosovës pas 1 viti e gjysëm
English

Skënder Hyseni: Sfidat e Kosovës pas 1 viti e gjysëm

Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 60 vende të botës, megjithatë Ministri i Jashtëm i vendit, Skënder Hyseni, thotë se qeveria po punon në të gjitha rrafshet për njohje të mëtejshme nga vendet e tjera. Ai përmend arritjet e Kosovës pas pavarësisë, duke përfshirë stabilitetin rajonal si një arsye për nxitjen e këtij procesi. Lobizmi për njohjen e shtetit më të ri vazhdon, qoftë përmes vizitave të drejtpërdrejta, apo takimeve shumëpalëshe në samite të ndryshme. Megjithatë, Hyseni thekson si tepër të rëndësishëm në këtë aspekt anëtarësimin e Kosovës ditët e fundit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Â

A mendoni se fakti që disa nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën mund të ndikojë tek integrimi i Kosovës në këtë bashkim?

- Pa dyshim, që në një term afat-shkurtër ndikon. Por në term afat-gjatë nuk mendojmë se ndikon, sepse jemi të sigurt që edhe këto 5 vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën, do ta bëjnë këtë në një të ardhme jo shumë të largët. Natyrisht që duhet të punojmë më shumë me këto vende për t'i bindur ato se pavarësia e Kosovës ka qenë zgjedhja e duhur, se ajo është faktor stabiliteti në rajon dhe jam i sigurt se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën po binden ngadalë dita-ditës.

Â

Ç'mund të na thoni për çështjen e ndalimit para pak kohësh në Bullgari të ish-kryeministrit kosovar, Agim Çeku?

- Qeveria e Kosovës po përpiqet t'i zgjidhë edhe këto çështje të mbetura nga e kaluara e saj. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të gjitha veprimet për ta liruar zotin Çeku nga arresti i fundit në Bullgari dhe ai është liruar. Ne po bëjmë sa mundemi për të lobuar tek vendet anëtare të Interpolit që fletëarrestet e Republikës së Serbisë të mos merren parasysh, aq më tepër ato fletëarreste që janë skajshmërisht politike. Kosova ende nuk është anëtare e Interpolit dhe si pasojë mundësia e ndikimit është e kufizuar. Sidoqoftë, si Ministria e Brendshme ashtu edhe Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme po përpiqen që pasojat nga këto fletëarreste të montuara politike të Serbisë të mos hetohen më në Kosovë. Në raste të tilla, vendet e ndryshme duhet të komunikojnë drejtpërdrejt me autoritetet e Kosovës.Â

Â

Ç'mund të na thoni për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar?

- Anëtarësimi në këto institucione shumë të rëndësishme financiare është një dëshmi e fortë se Kosova përfundimisht është stabilizuar si shtet i pavarur, ka ruajtur stabilitetin makro-ekonomik përmes një disipline buxhetore dhe se përfundimisht ajo po bëhet pjesë e familjes financiare ndërkombëtare që shtron para Kosovës edhe obligime, por edhe privilegje. Me rëndësi është fakti që rreth 40 vende që nuk e kanë njohur Kosovën kanë votuar për anëtarësimin e saj edhe në Bankën Botërore edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, çka në mënyrë indirekte e bën më optimiste perspektivën anëtarësimit eventual të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Â

Po në lidhje me pritshmërinë që keni mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila do të vendosë mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë?

- Ne jemi të sigurt se vendimi këshilldhënës i Gjykatës do të jetë i favorshëm për Kosovën, sepse çështja e shpalljes së pavarësisë nuk është çështje ligjore, por është çështje vendimesh politike që marrin udhëheqësit e një vendi të caktuar, në një kohë të caktuar. Ne kemi besim të plotë tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe besojmë se ajo do të jetë e paanshme. Cilido qoftë vendimi i Gjykatës, ai nuk do të ketë pasoja juridike, apo politike për pavarësinë e Kosovës.

KOMENTE