Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori amerikan, Uithers apel: Motivohuni për një Shqipëri më të fortë
English

Ambasadori amerikan, Uithers apel: Motivohuni për një Shqipëri më të fortë

Tiranë, 3 korrik, NOA - Ambasadori amerikan, John Uithers u ka bërë thirrje politikanëve të angazhohen maksimalisht në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt.

Kjo deklaratë e tij u bë gjatë ceremonisë për 233 vjetorin e krijimit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm Sali Berisha dhe Edi Rama. Duke shprehur urimet tij për zgjedhjet e rregullta, Uithers tha se procesi nuk duhet të përfundojë në mënyre partiake.

"Motivohuni për një Shqipëri më të fortë", theksoi ambasadori amerikan në Tiranë, duke apeluar ndaj të gjithë liderëve politikë të Shqipërisë. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësues të medias e të komuniteteve fetare.

KOMENTE