English

Ambasadorja amerikane në largim, Kaidanov: Kosova ka miq në mbarë botën

Prishtinë, 3 korrik, NOA - Kosova ka miq të fuqishëm në mbarë botën. Një fakt të tillë e ka deklaruar ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tina Kaidanov.

Sipas saj, Kosova ka miq të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera në Evropë dhe në mbarë botën.

"Këta miq kujdesen për ju dhe për drejtimin që do ta zgjidhni, ndërsa këshilla e tyre është e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh në mënyrë serioze", tha me këtë rast, Kaidanov, në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ajo më tutje theksoi se Kosova duhet të mësohet që në mënyrë të vërtetë ta respektoj multi-etnicitetin.

KOMENTE