Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largohet Ambasadorja e SHBA-së nga Kosova, Sejdiu e dekoron me Medaljen e Artë
English

Largohet Ambasadorja e SHBA-së nga Kosova, Sejdiu e dekoron me Medaljen e Artë

Prishtinë, 3 korrik NOA - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Tina Kaidanoë.

Sejdiu dekoroi ambasadoren me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë. Presidenti Sejdiu falënderoi Kaidanoë për angazhimin e saj në Kosovë në një periudhë mbi dhjetëvjeçare Në vendimin e Presidentit për dekorim thuhet: "Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 48, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, neni 3, 18, 34 dhe 49, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për dekorimin e Tina Kaidanoë, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë, për kontributin e veçantë të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik. Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës". Ndërsa, Ambasadorja Kaidanoë shpreh respektin e saj për zhvillimet dhe arritjet në Republikën e Kosovës.

Ajo, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë gjithë çka është e mundur për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në rrugën drejt së ardhmes së tij. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës", tha Ambasadorja Kaidanoë, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se SHBA-të do ta mbështesin fuqishëm vendin tonë në procesin e integrimeve euroatlantike.

k.k/NOA

KOMENTE