Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra te familjet Zaimi dhe Gjoni, pas divorcit të padëshiruar
English

Masakra te familjet Zaimi dhe Gjoni, pas divorcit të padëshiruar

Tiranë, 3 korrik NOA/ Lajm dhe foto Update - Divorci i padëshiruar, "detyron" burrin të kryejë masakër në banesën e bashkëshortes së tij.

Krimi në familje merr përmasa tragjike në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen "Allias", pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, kur tre veta kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur.

Dhëndëri i shtëpisë ka vrarë vjehrrin ka plagosur vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten, nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe djali i autorit 16-vjeçar i cili ndërroi jetë pak minuta më pas.

Burime zyrtare nga policia thanë se krimi ndodhi në familjen Gjoni, kur kryefamiljari Azbi Gjoni 79-vjeç është qëlluar nga dhëndëri i tij Petrit Zaimi 40-vjeç.

Sipas policisë pasi ka qëlluar vjehrrin, Zaimi ka qëlluar edhe vjehrrën e tij Nadire Gjoni 65-vjeçe dhe më pas ka qëlluar veten.

Por bilanci i viktimave në këtë familje është rritur kur plumbat kanë prekur djalin e autorit Klevis Zaimi 16-vjeç, i cili ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

"Dyshohet se motiv i këtij krimi, të jetë divorci i autorit nga bashkëshortja, i cili në momente depresioni ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të prindërve të saj Azbi dhe Nadire Gjoni" thanë burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit.

Sipas policisë nga studimi i mekanizimit të ngjarjes, autori Petrit Zaimi, nga pakujdesia ka qëlluar edhe djalin e tij, 16-vjecarin Klevis Zaimi, i cili ndodhej prezent në momentin e ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave, kanë gjendur vdekjen e menjëhershme Azbi Gjoni, Klevis Zaimi ndërsa Nadire Gjoni, ndodhet në spitalin "Nënë Tereza", në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ndodhjes së këtij krimi, autori ka qëlluar edhe mbi veten e tij, duke gjetur si pasoje vdekjen.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat dhe mekanizmin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

k.k/NOA

KOMENTE