Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Uidhers: Qeveria siguroi ndershmëri në zgjedhje
English

SHBA, Uidhers: Qeveria siguroi ndershmëri në zgjedhje

Tiranë, 3 Korrik - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Xhon Uidhërs vlerëson hapat përpara të bërë në zgjedhjet e së dielës por shton se autoritetet dhe politika shqiptare duhet të bëjnë përpjekje që herën e ardhshme ato të përmbushin standardet.

Gjatë një interviste sot, për Zërin e Amerikës ambasadori amerikan shprehet se problemet reale erdhën nga politizimi i situatës.

Duke komentuar ndarjen thuajse të barabartë mes kampeve ai thotë se qeveria e re duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një fraksioni apo një tjetri.

Nëse do të bënim një vështrim kronologjik. Kemi ditën e zgjedhjeve e cila praktikisht krijoi përshtypjen e brendshme se gjithçka po shkonte mirë. Por raporti i vëzhguesve pati dhe mjaft kritika dhe nuk u përmend fakti se Shqipëria arriti apo mundi të arrinte standardet ndërkombëtare. Kjo erdhi sepse nga komuniteti ndërkombëtar kishte një pritshmëri me te madhe ndaj Shqipërisë? Ju vete keni thënë se nga Shqipëria pritej me shuma si një vend anëtar i NATO-s.

Mendoj se kishte shume gjera te mira për të thënë për zgjedhjet këtë herë. Ishte kënaqësi, për shembull qe procesi u zhvillua ne një mënyrë qe dukej e mirërregulluar. Unë vete vizitova disa qendra votimi dhe pashë qe pothuaj ne te gjitha rastet gjerat shkonin mire. Do të komentoja edhe qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarinë e policisë diten e zgjedhjeve. Mendoj qe sistemi i numerimit paralel, apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguar dhe per te siguruar ndershmerine e zgjedhjeve ishin te gjitha shume te mira. Gjithcka ishte nje hap perpara. Nuk do të thoja qe standartet nderkombetare jane me te larta per Shqiperine. Standartet nderkomb jane te larta per kedo. Nuk percaktohen standarte te posacme per Shqiperine apo SHBA. Per shembull, ne vitin 2000, pati kritika per votimet tona ne Florida. Mendoj se mesimi kyc per Shqiperine eshte qe, perparimi qe permenda, duhet vazhduar dhe duhet ndertuar mbi te. Nese keto zgjedhje nuk arriten standartet nderkombetare, eshte shume e nevojshme per udheheqjen politike, qeverine, partite e opozites, dhe kedo te perfshire, qe te bejne perpjekje edhe me te medha heren tjeter, per te permbushur keto standarte shume shume te larta. Mendoj se shqiptaret kuptuan qe standartet vertet jane shume te larta. Nxorren edhe qe me pune me te madhe, perkushtim me te madh, Shqiperia mund ti permbushe standartet si kushdo tjeter.

Pati ne te vertete vleresime te ndryshme nga partite politike. Patem kryeministrin i cili u shfaq i kenaqur dhe nga ana tjeter opoziten e cila po flet per standarte te cenuara. Kemi dhe nje faze te dyte te procesit te shoqeruar me tensione, vonesa, bllokime kutish, transferime kutishe. Kjo pjese e dyte e cenon ate panorame te mire te dites se votimit?

Mendoj se shqetesimi kryesor per te gjithe, ne te vertete permblidhet ne nje pike baze. Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga nje mjedis shume i politizuar, gjate pergatitjeve, dhe pastaj nje pjese të zhvillimit te zgjedhjeve. Per te qene shume i drejtperdrejte, te dy palet, ne raste te ndryshme, dukeshin te kishin qellimin e fushates kunder njeri tjetrit, saqe dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve te shkelqyera ishte ne interesin e madhe te Shqiperise

Per sa i perket fazes tjeter, jemi ne fazen tjeter, shume te rendesishme, per sa i perket procesit, ndoshta e fundit, pra numerimi i fundit, certifikimi i rezultateve. Eshte shume e rendesishme qe komisioneret, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te punojne si profesioniste, si njerez te cileve u eshte besuar nje pergjegjesi me e larte, jo per besnikerine ndaj partive se ciles mund ti perkasin, por qe procesi te zhvillohet me standartet me te larta, qete, dhe profesionalisht.

Eshte shume e rendesishme te ndodhe kjo, qe njerezit te besojne rezultatet qe do dalin nga komisioni. I kam kerkuar shqiptareve, partive shqiptare, dhe udheheqesve, qe te jene shume te duruar, te lene procesin te vazhdoje ashtu si supozohet te vazhdoje, sic eshte pershkruar ne ligje, ne kodin zgjedhor. Ti jepet mundesia qe procesi te perfundoje ne menyre te mire rregulluar dhe jo te paraprihen rezultatet, apo te arrihen konkluzione perpara se te certifikohen. Eshte shume e rendesishme. Ndaj i bej thirrje te gjitha paleve dhe atyre qe jane perfshire te jene shume te duruar.

Një pyetje qe nuk lidhet direkt me procesin por me produktin e tij. Kemi nje sistem elektoral i cili prodhoi pamundesine e nje force politike per te patur nje shumice qeverisese, duke ju permbajtur, te pakten rezultateve te deritanishme. Fakti qe qeveria e ardhshme do te mund te jete e brishte per nga numrat apo qofte edhe per nga koalicionet qe do krijoje dhe do te mund te cenoje stabilitetin e afatgjate te nje qeverie. A perben shqetesim per nje vend si Shqiperia qe duhet te shmang ulje ngritje te mëdha politike?

Është nje pyetje shume e rendesishme. Me vjen mire qe e ngrini. Keni te drejte. Rezultatet e ketyre zgjedhjeve ishin shume te nderlikuara. Pika kritike qe do vecoja eshte qe treguan nje ndarje thuajse 50 me 50, per sa i perket preferencave te votuesve. Besoj se rezultatet e pergjithshme te dy koalicioneve te medha ishin thuajse disa pika perqindje larg, ishte thuajse nje barazim statistikor. Kuptimi i kesaj eshte qe qeveria tjeter, kushdo qe te dale nga ky proces, dhe do jete proces politik e mund te doje kohe, por kushdo del, ka nje pergjegjesi me te madhe.

Eshte shume e rendesishme qe qeveria tjeter te kuptoje qe duhet te qeverise jo ne emer te 50 perqind te atyre qe votuan per te, por te shtrije doren tek gjysma tjeter e popullsise qe eshte qartesisht e interesuar ne permiresimin e shqiperise. Dhe te perpiqet ta bashkoje kombin per te miren e tij te perbashket. Me lejoni t'ju jap nja dy shembuj. Gjate gjithe fushates, kam udhetuar, kam takuar njerez, kam folur me te rinj, te moshuar, te te gjithe spektrit. Disa grupe ishin ne nje krah, e disa ne nje tjeter. Por dukej se kishte tema te perbashketa qe keta njerez donin. P.sh. nje perpjekje reale per ti dhene fund korrupsionit ne vend, jo thjesht fjale, retorike e fjalime te bukura, por veprime dhe masa qe do ti jepnin fund kesaj semundje te tmerrshme per shoqerine. Â

Ndjenja se, pa perparim ne kete drejtim, pengohet zhvillimi i vendit. Me shprehen edhe nje ndjenje tjeter te forte, qe kushdo vjen ne pushtet, te respektoje pavaresine e institucioneve demokratike te vendit, duke filluar me gjyqesorin, por dhe me median,  dhe lojtare te tjere te procesit demokratik. Dhe se vota per nje krah apo tjetrin, nuk ishte mandat per ti bere presion institucioneve si gjykatat apo prokuoria. Ndaj mendoj se ne kete vote jane shprehur synime te perbashketa qe i ka populli shqiptar si i tere. Qeveria tjeter e Shqiperise, megjithe nderlikimet qe ju permendet, vertet duhet te jete qeveri e Shqiperise, dhe jo e nje fraksioni apo nje tjetri.Â

Â

KOMENTE