English

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë uron USAID-in për Ditën e Pavarësisë së SHBA

Tiranë, 3 korrik NOA - Me rastin e përvjetorit të 223 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i ka dërguar një mesazh urim më USAID-it.

"Kjo ditë e shënuar për kombin tuaj, na sjell në mendje përpjekjet vitale të popullit amerikan për të fituar pavarësinë e tij, kurorëzuar me vendimin e 4 korrikut 1776, kur delegatë nga 13 koloni amerikane deklaruan zyrtarisht pavarësinë nga Britania dhe nisjen e një etape të re për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ditë na flet për një popull të madh, i cili gjatë rrugës së rritjes dhe progresit të tij u bë ndriçuesi i gjithë botës në rrugën e saj për liri dhe demokraci" thuhej në mesazhin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë drejtuar USAID-it.

"UISH paraqet në këtë ditë të madhe të kombit amerikan falënderimet për ndihmën e dhënë nga USAID që në hapat e para të krijimit të institucionit tonë, duke qenë absolutisht një kontribuuese e pazëvendësueshme në integrimin tonë si një organizëm, i cili nga dita në ditë po krijon individualitetin e tij në sektorin e shëndetësisë.

Por pa ndihmën e popullit tuaj, një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur, prandaj ne Ju përcjellim me anë të këtij mesazhi urimi, falënderimet e përzemërta nga drejtuesit e Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë dhe gjithë anëtarësisë së saj, e cila ka qenë pjesë integrale e aktiviteteve të financuara prej jush" thuhej më tej në mesazh.

k.k/NOA

KOMENTE