English

Greqia, gjysëm miliardë euro si kompensim për emrin e Maqedonisë

Shkup, 4 korrik, NOA - Greqia planifikon që të ofrojë një pako ekonomike me një vlerë prej gjysëm miliardë euro për Shkupin, si kompensim për ndryshimin e emrit.

Greqia me këtë plan do të tentojë të forcojë pozicionet e saj në negociatat për çështjen e emrit dhe të zvogëlojë presionet që i bëhen asaj nga ana e palës amerikane.

Kjo bëhet e ditur nga analisti ndërkombëtar për çështje ekonomike, Sem Vaknin, i cili bazohet në burime të sigurta të Departamentit Amerikan të Shtetit.

"Bëhet fjalë për një pako ekonomike në disa sfera: infrastrukturë, liberalizim të vizave dhe energjetikë. Me këtë do të financohet korridori transportues 10 dhe 8 në Maqedoni dhe projekte të tjera energjetike, me çrast Greqia do të jetë bartëse për fondet për Maqedoninë", ka theksuar Vaknin.

Të gjitha këto do të bëhen për të arritur për të bindur Shkupin zyrtar, që të pranojë ndryshimin e emrit dhe të dakordohet me propozimin Republika Veriore e Maqedonisë.

Në kuadër të këtij projekti janë të kyçur edhe ekspertë amerikan por edhe senatorë progrek amerikan.

NOA-INA

KOMENTE