Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Korçës arrin të kapë dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim
English

Policia e Korçës arrin të kapë dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim

Korçë, 4 korrik, NOA - Policia e Korçës ka arritur të kapë në flagrancë personin e shpallur në kërkim, Algert Dushku, 24-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kolanec.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ai rezulton të jetë i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të "Dezertimit nga Ushtria" parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak, nga gjykata e Tiranës. Â

Ndërkaq, bëhet e ditur edhe se  është ndaluar 39-vjeçari Artur Ymetllari, banues në fshatin Starovë të Pogradecit, i dënuar më parë për veprën penale të "Kanosjes".

Ai ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 ditë burg nga gjykata e Pogradecit për veprën penale të "Kanosjes", parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE