Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA sot në Ditën e Pavarësisë, festime me parada e koncerte
English

SHBA sot në Ditën e Pavarësisë, festime me parada e koncerte

Uashington, 4 korrik, NOA - Amerikanët festojnë sot përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, me fishekzjarrë, parada e koncerte. Uashingtoni dhe Nju Jorku, janë dy nga qytetet ku do të ketë shfaqje spektakolare me fishekzjarrë e muzikë, por shumë qytete të tjera janë detyruar të pakësojnë në mënyrë dramatike festimet, si rrjedhojë e krizës ekonomike në vend.

Kjo festë kujton 4 korrikun e vitit 1776, kur delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia.

Presidenti Barak Obama do ta festojë këtë ditë me një pritje në Shtëpinë e Bardhë së bashku me familjarë të ushtarëve amerikanë. Ndërsa bëhet e ditur se më parkun kombëtar përballë ndërtesës së Kapitolit në Uashington do të jepen koncerte për publikun sipas traditës, ku ndër të ftuarit janë këngëtarë si Barry Manilou dhe Aretha Franklin.

n.e/NOA

KOMENTE