English

Thaçi: Maqedonia okupoi Universitetin e Tetovës, si Millosheviçi të Prishtinës

Shkup, 4 korrik, NOA - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nëpërmjet një konference për media, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Thaçi e ka cilësuar ndërhyrjen në USHT si të dhunshme dhe si një skenar Frankenshtajn të qeverisë maqedonase, një skenar shumë i shëmtuar.

"Për mua nuk është e çuditshme kjo ngjarje për shkak se ata që shkatërruan Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, e shkatërruar dhe degjeneruan Marrëveshjen e Ohrit, tashmë mundohen ta shkatërrojnë edhe USHT-në. Por ata nuk kanë formulë si ta shkatërrojnë PDSH-në, por vetëm e përforcojnë atë", ka thënë ai.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë ditë më parë janë shkarkuar anëtarët e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) dhe udhëheqësia aktuale e drejtuar nga rektori Agim Vela.

Thaçi ka vlerësuar se okupimi që i është bërë institucionit të lartë të shqiptarëve këtu, aspak nuk dallon nga okupimi që i bëri Millosheviçi Universitetit të Prishtinës në vitet e nëntëdhjeta.

n.e/NOA

Â

KOMENTE