English

PS: Akuzat e Metës, pafytyrësi e njeriut që tradhtoi 83 mijë shqiptarë

Tiranë, 5 korrik NOA - Partia Socialiste ka reaguar pasditen e sotme pas deklaratës së kreut të LSI-së Ilir Metës në VOA se kishte refuzuar ofertën e Ramës për ta bërë atë kryeministër me vota të trafikuara në kampin e djathtë.

"Deklarata e Ilir Metës në VOA është një vijim i turpshëm, i pazarit të turpshëm të shitjes së 83 mijë zemrave opozitare tek Berisha, për të marrë në këmbim disa portofole në qeverinë e Gërdecit. Akuzat e Ilir Metës ndaj PS, janë pjesë e pafytyrësisë së njeriut që tradhtoi 83 mijë shqiptarë, të cilëve ua morri votat për të hequr Berishën, kur në fakt ishte marrë vesh me Berishën për t'i dhënë votat e tij" thuhej në deklaratën zyrtare të Partisë Socialiste.

"Ilir Meta i dha popullit opozitar një goditje të pabesë, por njëkohësisht e çliroi atë, duke u jashtëqitur nga trupi i së majtës. Sot e majta është e ribashkuar dhe si asnjëherë më parë e vetëdijshme për gjithçka ka ndodhur" thuhej më tej në deklaratën e PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE