Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Integrimit Evropian, ministrat që ikin dhe vijnë
English

Qeveria e Integrimit Evropian, ministrat që ikin dhe vijnë

Qeveria e re që pritet të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme, do të mbajë emërtesën "Qeveria e Integrimit Evropian".

Këtë e pohuan sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pak orë pas rënies dakord në parim për të qenë së bashku në kabinetin e ri qeveritar që pritet të drejtojë vendin.

Kjo qeveri, do të konstituohet midis datave 4 dhe 6 shtator 2009, pas mbledhjes së parlamentit të ri, ku PD ka deri sot që ende nuk është shpallur rezultati zyrtar, 68 deputetë, PS, 65, LSI 4, PBDNJ 1 deputet dhe po aq, PDI dhe PR.

Burime nga dy partitë kryesore të koalicionit, PD dhe LSI, kanë treguar për agjencinë e lajmeve NOA se skema e qeverisë së re, përmban 16 portofole ministrore.

Në të, një post ministri do ta ketë PBDNJ, dy ministri do t'i ketë LSI dhe nëntë ndër 32 zëvendësministra do të shpërndahen katër për LSI, një për PR, dy për PBDNJ, dhe një për PDI.

Burimet sqarojnë se Berisha ka vendosur të mos inkuadrojë me portofol ministror Partinë Republikane por do të lëshojë pè në portofolin zëvendësministror si dhe do t'i rezervojë të drejtën të drejtojnë një apo dy komisione parlamentare.

E njëjta skemë besohet se do të funksionojë edhe për PDI, ku Berisha sërish nuk ka një dëshirë të fortë që të falë për të një ministër.

Kurse porsa i përket LSI, skema duket goxha bujare. Meta vihet përballë dy ofertave goxha tunduese, e para për të qenë ai, zëvendëskryeministër i parë, duke marrë vendin e Pollos që gjithsesi do të kalojë zëvendëskryeministër i dytë, pasi kabineti i ri qeveritar, përveçse i shtohen dy ministri, do të ketë edhe dy zv/kryeministra.

Përpos postit të zv/kryeministrit, Metës pritet t'i ofrohet dhe detyra e ministrit të Integrimit, duke nxjerrë kështu jashtë loje Majlinda Bregun, zëdhënësja aktuale e PD.

Por Metës i bëhet edhe oferta, jo pak e dëshiruar dhe e parashtruar prej tij, në negociatat e 48 orëve të mëparshme mes PD, LSI, drejtuesve të dy partive dhe negociatorëve të tjerë pranë tyre, që të jetë ai, Kryetari i Parlamentit.

Kjo do të nxirrte jashtë loje Jozefina Topallin, por Berisha ka vendosur ta kënaqë edhe atë, duke i siguruar postin e Ministres së Gruas, një ndër dy portofolët e rinj të pritshëm në qeverinë e re të Integrimit Evropian.

Por LSI, nuk ka ndërmend të kënaqet vetëm me postin e lartë. Meta ka rënë dakord të ketë jo më pak se dy ministri ndërsa ka shprehur dëshirë për të pasur katër deri në gjashtë të tilla.

Në të vërtetë, Meta dëshiron pikë së pari që të hapë rrugën për të bërë ministër, Dritan Priftin, që besohet se do të zërë vendin e Genc Rulit, në krye të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Kujtojmë këtu, se Prifti, ka qenë drejtor i KESH-it, në një ndër periudhat më të këqija për Shqipërinë, kur vendi u zhyt në terr të frikshëm përgjatë gjithë kohës që kryeministër, ishte Ilir Meta.

Ndërkohë, një post ministror, është rezervuar për drejtuesin tjetër të LSI, Petrit Vasilin, spekulohet të jetë ai i Arsimit, por nuk do të refuzohet dhe ministria e Mbrojtjes.

Konfirmohet se Monika Kryemadhi do të jetë jashtë këtij kabineti qeveritar, ndoshta edhe për faktin se në të njëjtin institucion, që në diktaturën komuniste, nuk janë lejuar burrë e grua të jenë të dy në të njëjtën punë.

Sakaq, sa i përket posteve që do të ketë PD në qeverinë e re, surprizat nuk janë shumë të mëdha, përjashtuar Rajmonda Bulkun, që pritet të zërë vendin e Ardian Turkut në postin e Ministrit të Kulturës që më parë ishte MTKRS dhe tani pritet të ndahet.

Lulëzim Basha do të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm sikundër dhe Sokol Olldashi në krye të MPPTT, e po ashtu edhe Bujar Nishani në krye të ministrisë së Brendshme.

Ndryshime pritet të ketë në thuajse të gjitha ministritë e tjera ku titullarët aktualë pritet t'i thonë lamtumirë posteve që kanë ende.

Vlen të veçohet dalja jashtë loje e Ridvan Bodes i cili do të zëvendësohet me "kanakarin" e Berishës, Florion Mimën, aktualisht zëvendësministër i Financave dhe deputeti më i ri i PD.

Shumë e vështirë shihet për Fatos Bejën që të jetë sërish në krye të Arsimit shqiptar, për vetë faktin se përgjumja e tij e dukshme këto muajt e fundit, e ka zgjuar Berishën që të jetë më i vëmendshëm dhe të japë këtë ministri për një njeri më aktiv, sikundër ishte Pollo që nisi reforma të vyera për arsimin në vend.

Megjithatëë, burimet nga PD japin shpresa të forta për disa ministra aktualë që ata të mos lëvizin nga kabineti qeveritar ose më së paku të qarkullohen po brenda kësaj qeverie. Ndër ta përmenden Anila Godo, Gazmend Oketa etj.

E ardhme aspak e lumtur pritet për Lufter Xhuvelin, një ish-ekstremist i majtë që prej katër vjetësh i është bashkuar PD-së dhe mban postin e ministrit të Mjedisit, kur në zgjedhjet e 28 qershorit, partia e tij Agrare Ambientaliste, nuk mori veçse shifrën qesharake dhe domethënëse njëkohësisht të 0.85 për qind, që sigurisht, si vullnet direkt i popullit, nuk i jep atij, aspak të drejtën të sulet sërish për një copë në tortën e re qeveritare.

Gjithsesi, pritet që vetëm pas disa javësh, kabineti i ri qeveritar të ravijëzohet dhe të shpallet qeveria e re, e Integrimit Evropian.

/v.l/e.k/k.k/e.l/NOA/

KOMENTE