Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon sërish seanca ndaj Mediut, avokatët e tij: Gjendemi në Kukës
English

Dështon sërish seanca ndaj Mediut, avokatët e tij: Gjendemi në Kukës

Tiranë, 6 korrik, NOA - Eshtë shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Lartë, në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi avokatët e tij nuk janë paraqitur duke nxjerrë argumentin se ndodhen në Kukës dhe nuk mund të mbërrijnë shpejt në Tiranë, edhe për shkak të mbylljes së tunelit të Kalimashit.

Por një arsye të tillë, kreu i trupës gjykuese, A.Dollapi, e ka cilësuar si justifikim të kotë, pasi sipas njoftimit të ministrisë së Transporteve, tuneli mbyllet në orën 11.00, kështu që ata mund të mbërrinin në seancë.

Ndërkaq, ish-ushtarakët e lartë të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, pritet të kërkojnë ndarje të çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjen/lejtnant Luan Hoxha dhe ish-vartësit e tij, do të gjykohen në një proces të ndarë nga biznesmeni Mihal Delijorgji, nga ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari dhe të pandehurit e tjerë. Prokuroria vuri nën akuzë 30 persona për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku lista kryesohej nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakë të lartë, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari. Gjykata e Lartë e ndau në tri pjesë dosjen e shumëpërfolur, duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa dosjen për 29 të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë gjykatës së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE