Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Berisha, mos detyro të refuzoj njohjen e zgjedhjeve
English

Edi Rama: Berisha, mos detyro të refuzoj njohjen e zgjedhjeve

Tiranë, 6 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

"Pushteti i Berishës po merr votat në të gjitha qarqet që ka fituar Partia Socialiste duke larguar njerëz nga puna ende pa dalë rezultati. T'i vijë turp për studentin që u ndalua në komisariatin e Fierit, dhe që ju bë i pamundur dhënia e një provimi sot paradite.

Me këto masa dhe në këto rrugë do jetë e pamundur për Sali Berishën dhe Ilir Metën që me interesa korruptive t'i japin shqiptarëve atë që ata meritojnë." deklaroi Rama gjatë deklaratës për shtyp fill pas mbledhjes së parë të Kryesisë së PS-së pas zgjedhjeve.

"Ne jemi këtu për të garantuar shqiptarët se jemi shumë të vendosur që t'i shkojmë deri në fund këtij procesi që t'i bëhemi barrikadë kësaj krijese që po del nga një marrëveshje e ulet më e neveritshmja marrëveshje e këtyre 18 vjetëve mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Mandati i 9 i Partisë Socialiste në Fier është një mandatë që populli Fierit ia dha PS-së dhe s'ka gjë që ja merr këtë mandat PS-së.

Berisha duhet të heqë dorë nga ky plan nëse do që Partia Socialiste të mos i njohë zgjedhjet.

Grabitja quhet grabitja qoftë kur grabit një apo 1 apo 10 qofshin mandate apo çfarë do qofshin" tha më tej kreu i PS-së.

"Pas asaj që Meta bëri askush nuk duhet të çuditet nga ajo që Meta thotë, pafytyrësia e tij doli në pah në një përmasë që askush nuk mund ta përfytyronte.

Meta është i pabesueshëm në çdo gjë që thotë e mohoj me neveri atë që ai ka thënë lidhur me faktin tërësisht të pavërtetë se paska pasur një ofertë nga Partia Socialiste.

Unë jam krenar për zgjedhjen që kemi bërë sepse sot përfaqësojmë një shtëpi politike vlerash' deklaroi më tej Rama.

Sipas Ramës, Partia Socialiste është një familje e madhe dhe e shëndetshme politike. "Jemi të vetëdijshëm për gjithçka që kemi bërë dhe për gjithçka që na mbetet të bëjmë ju siguroj se rezultati i këtyre zgjedhjeve i cili për ne nuk ishte i mjaftueshëm nuk do të bëhet alibi për askënd që ta kthejë mbrapa Partinë Socialiste" tha Rama.

k.k/NOA

KOMENTE