English

Miratohet në KQZ tabela përmbledhëse për Beratin

Tiranë, 6 korrik NOA- Debati për Beratin, molla e sherrit mes KQZ e socialistëve është mbyllur të hënën pasdite me miratimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Â tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në këtë qark.

 Tabela përmbledhëse është miratuar për 129 qendra votimi nga 130 gjithsej të Beratit.

Kjo pasi KZAZ numër 2 e qarkut të Beratit e ka shpallur një qendër votimi të pavlefshme.

Partia Socialiste ka kundërshtuar dhe ka deklaruar se kutia nuk mund të shpallet e pavlefshme pasi është marrë në dorëzim dhe është numëruar.

Në këto kushte ata kërkuan që rezultatet e kësaj qendre ti bashkangjiten tabelës së 129 qendrave dhe tabela përfundimtare të kalojë për miratim.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarë të Partisë Demokratike në KQZ si dhe nga kryetari Arben Ristani, të cilët kanë pretenduar se shpallja e kësaj kutie është e ligjshme. Ristani u tha socialistëve të ankimojnë vendimin e sotëm.

m.i/NOA

KOMENTE